Vendi i suverenitetit

Xheremy Korbin

Do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që të pengojmë marrëveshjen katastrofike të brexitit për të cilën, qeveria e tanishme konservative nuk e ka fituar mandatin. Ky është sulm i hapur i demokracisë tonë, tentim për t`u imponuar zgjidhje për të cilën shumica e opinionit është kundër.

Shumica e njerëzve në Britani është duke e refuzuar brexitin pa marrëveshje, ashtu si na është propozuar nga qeveria e tanishme. Qeveria e Boris Xhonsonit dëshiron që Britania të shndërrohet në një parajsë fiskale të mbrojtur për super të pasurit dhe po dëshiron marrëveshje profitabile me Donald Trump.

Dalja e Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje do të shuante një numër të madh të vendeve të punës, do të ngriste çmimet e ushqimeve dhe servisët dhe sistemet tona publike do t`i mbronin korporatat amerikane. Pjesa më e madhe e opinionit është duke e ndjerë katastrofën që po tentohet të na imponohet në bashkëpunim me Trumpin.

Kur kanë udhëhequr kampanjën për brexit në vitin 2016, Xhonson dhe konservativët e tij kanë tentuar që të arrijnë marrëveshje me BE-në në lidhje me këtë gjë. Si ministër i punëve të jashtme, Boris Xhonson në vitin 2017 ka deklaruar:” Nuk jemi duke planifikuar një brexit pa marrëveshje, dhe se jemi të sigurt se do ta arrijmë”.

Ky premtim dukshëm nuk është mbajtur. Duke u frikësuar se do ta thërrasim në përgjegjësi për marrëveshjen që e ka arritur me Trump, Xhonson ka vendosur që ta suspendoje punën e Parlamentit.

Nuk duhet që të kthehemi në vitin 2017 dhe t`i shohim lëshimet e shumta të kryeministrit tonë për t`i përdorur për nevojat e momentit.

Në fund të korrikut të këtij viti ka thënë se për shtetasit e BE-së do të miratojnë një ligj që do t`i mbronte të drejtat e tyre. Tani e dimë se ministri i punëve të brendshme është duke tentuar që t`i ndërpresë  lirinë e lëvizjes nga 1 nëntori, pa miratimin e çfarë do rregullore të re rreth imigrimit dhe mbrojtjes së emigrantëve. Dukshëm kemi punë me një kryeministër të cilit nuk mund që t`i besohet.

Agjencia e Kontrollit të Reklamave ( ASA) javën e kaluar ka tentuar që të tërheq reklamën e ministrisë së punëve të brendshme rreth regjistrimit të shtetasve të BE-së që duan të ngelin në Britani, përderisa me këtë gjë opinioni futet në huti. Aplikacioni qeveritar për regjistrimin e të huajve me të drejtën e qëndrimit nuk do të përfundoje deri në fund të vitit ( disa muaj pasi që ministri i punëve të brendshme do t`ia ndërpresë të gjitha të drejtat).

Spektatori- revista që dikush Xhonson e ka redaktuar paralajmëron:” Janë të dukshme shenjat e ngathtësisë dhe lodhjes në mënyrën se si ministria e punëve të brendshme deri më tani është marr me këtë krizë”.

E dimë se çfarë pasoja mund të kanë vendimet e tilla. Skandali në bazë të trajtimit armiqësor të paraburgosurit, imigrantit të depërtuar nga Karaibet do të mundej që të përsëritej, kësaj here me përmasa më të mëdha, përderisa në Britani jetojnë rreth 3 milion shtetas të BE-së.

Në vazhdimësi takoj njerëz nga BE-ja që janë të brengosur për të ardhmen e tyre në këtë vend. Shumica prej tyre kanë vendosur që ta lëshojnë Britaninë- duke marr me vete njohuritë dhe përkrahjen që ia kanë dhënë shëndetësisë tonë, sistemit social dhe arsimor.

Ministri i mbrojtjes Ben Wallace ka bërë interpretimin më të mirë të ngjarjeve të fundit kur me kolegun e tij francez ka thënë se Parlamenti është suspenduar pasi që” habitshëm kemi kuptuar se nuk e kemi shumicën”.

Për qeverinë e cila e ka humbur përkrahjen e shumicën ekziston një zgjidhje e dukshme dhe praktike. Ajo nuk është shkatërrimi i demokracisë. Por shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe lënia në dorë e vendimit votuesve.

Kjo javë ndoshta është shansi i fundit që të pengojmë qeverinë e Xhonsonit që ne të na fus përmes skajeve të humnerës drejt brexit pa marrëveshje, që do të rrezikonte vendet e punës, të çoje në restaurimin e vendkalimeve kufitare me Irlandën që do të rrezikonte paqen dhe të krijonte mungesën e ushqimit dhe barnave.

Njerëz nga degë të ndryshme të industrisë paralajmërojnë për pasoja të thella të brexitit pa marrëveshje. Këtë verë kam dëgjuar se çfarë frike kanë fermerët, punëtorët, të punësuarit në shërbimet mjekësore dhe shumë të tjerë në tërë vendin.

Përderisa presidenti brazilian Xhair Bolsonaro, i afërt me Trump, po lejon djegien e pyjeve në Amazonë, është e qartë se duhet të punojmë në ndërtimin e lidhjeve me miqtë nëpër botë në luftën globale për pengimin e ndryshimeve klimatike.

Dalja nga BE-ja pa marrëveshje prodhon atmosferën e frikës dhe paqartësisë. Jam i vendosur në tentimin që Partia Laburiste të bashkoje vendin në ofrimin e shpresës dhe sigurisë që e ardhmja ndryshme është e mundshme, që është e mundshme të sigurohen ndryshime reale për secilnë bashkësi, nacionalitet dhe regjion në vendin tonë.

Gjithnjë e më shumë po rritet numri i njerëzve që duan të pengojnë daljen pa marrëveshje. Javën e kaluar janë hetuar protesta spontante në mbarë vendin.

Njerëzit janë të zemëruar pasi që ato që kanë premtuar se “ do ta kthejmë kontrollin “ tani janë duke e mbajtur tërë forcën për vete që t`ia dorëzojnë Donald Trump dhe gjiganteve të mëdha amerikane korporative në garën që nis me marrëveshjet e reja për tregti të lirë.

Këtë vikend, deputetët laburist kanë përkrahur protestuesit. Njerëzit janë të vendosur në qëllimin që të mos lejojnë klikat populiste në Doung Street, në lidhje me interesat e më të pasurve, t`ia marrin të votën demokratike.

Në të ardhmen për vendin duhet që të vendosin banorët e saj dhe jo kryeministri i pazgjedhur.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë dalje demokratike nga kjo situatë. Në ato zgjedhje laburistët me votë do t`i ofronin mundësinë për kthimin e kontrollit dhe me votë do të tregonin vullnetin e tyre nga oferta e opsionit kredibil për të gjitha anët, duke përfshirë edhe opsionin për ngeljen e Britanisë në BE.

Në kaosin që po na pret ditët dhe javët e ardhshme, nuk guxojmë që të harrojmë se suvereniteti nuk i takon Doung Street, as Parlamentit, por vetëm popullit.

Peščanik.net, 04.09.2019.

Përktheu dhe përshtati: Hamdi Nuhiju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *