Doktrina Monroe: Udhëzimi për të ardhmen

Williamson Murrai

Doktrina Monroe, e cila ka synuar që të paralajmërojë të gjitha shtetet nga ndërhyrja në veprimtarinë e tyre të politikës së jashtme të Hemisferës Perëndimore, thuhet se ka vendosur parimet bazë të politikës së jashtme amerikane qysh në gjysmën e parë të shekullit të XIX. Që nga qëllimi kur u bë temë me peshë aktuale ka gjetur gadishmërinë për zbatim nëse vërehej ndonjë kërcënim i vërtetë. Presidenti Monroe e krijoi këtë doktrinë në momentin kur të gjitha kolonitë spanjolle në Hemisferën Perëndimore ishin në proces të fitimit të pavarësisë së tyre nga Spanja.

Ky lloj pavarësimi pasqyronte faktin e okupimit të Gadishullit Iberik nga Perandoria e Napoleonit nga viti 1808 e deri në vitin 1813 duke mos marr asnjë udhëzim nga vendi amë, por duke luajtur rolin e udhëheqësit, një kukull franceze. Armata e Napoleonit përfundimisht u mund nga Duka i Uelingtonit në Armatën e Peninsulës në vitin 1813 me disa major të ndihmuar nga guerila spanjolle dhe përkrahja minimale nga armata spanjolle. Monarkia e korruptuar e Borbonëve e ktheu fuqinë. Por për kolonitë, periudha kur Spanja ishte në sulme dhe udhëheqje direkte nga Napoleoni, ishte tepër tërheqëse për pavarësinë e tyre me qëllim që ta braktisin Spanjën dhe Madridin ta shndërrojnë në jo kompetent.

Frika amerikane ishte aty që Fuqitë Evropiane të shfrytëzonin mundësinë që të ruanin territorin e tyre nga shembja, duke sjell kështu konkurrencën problematike të Evropës në Hemisferën Perëndimore. Sidoqoftë, përshtypjet e Doktrinës Monroe kanë mundur të tingëllojnë në atë mënyrë sikur Shtetet e Bashkuara të Amerikës thjeshtë nuk kanë fuqi ekonomike ose ushtarake për ta bërë atë të qëndrojë në këmbë e më pas Fuqitë Evropianë të rrëmbejnë copëza nga Hemisfera Perëndimore.

Pjesa dërmuese e evropianëve me përçmim e kanë parë Doktrinën Monroe. Por britanikët jo, ata kishin fuqi të vërtetë ushtarake dhe ishin të gatshëm që të punonin kundër bashkëbiseduesve evropian. Ata nuk e kishin ndërmend që të lejonin Spanjën ose ndonjë fuqi tjetër Evropiane që të shëndërrohej në shtet të pavarur. Por, ata nuk mund që të bënin asgjë nga ndërhyrja ideale për ta ruajtur lirinë amerikane në përfshirjen evropiane. Përkundrazi, zhdukja e kontrollit nga Madridi në 1808 kishte hapur tregjet e Amerikës Qendrore dhe të Jugut në eksportet britanike në masën që ato përbënin pjesën më të madhe të dhimbjes që dekreton Berlini i Napoleonit (në fakt, duke vënëembargo për mallrat britanike nga Franca dhe Evropa e pushtuar franceze , e cila ishte pjesa më e madhe e kontinentit) që ndikoi në ekonominë britanike. Dhe britanikët nuk ishin të përgaditur që ta humbnin atë tregti të vlefshme për ndonjë fuqi evropiane që kapi një ish-koloni spanjolle. Kështu që në mesin e shekullit të XIX, Shtetet e Bashkuara të Amerikës patën një bum në ekonomi, por një fuqi të vogël ushtarake.

Dukej më e thjeshtë për evropianët që të mos lidhnin partneritet me amerikanët në momentin kur shihnin rënien dhe dobësimin e vazhdueshëm të Perandorisë Osmane dhe mundësitë e krijuara në Afrikë dhe në Azi. Situata ndryshoi dukshëm nga shpërthimi i egër i Luftës Civile Amerikane ku ekzistonte kërcënim potencial që SHBA-të të ndaheshin veç e veç. Në realitet, amerikanëve iu dha një mundësi e vogël për të bashkëpunuar me makinacionet evropiane.

Në këtë rast, francezët vlerësojnë se Konfederatat do të fitonin Luftën Civile. Pasi morën pjesë në një përpjekje të përbashkët me britanikët dhe spanjollët në dimrin e vitit 1861 për të detyruar Meksikanët të paguanin borxhet e tyre, Francezët përfituan nga situata e trazuar në përpjekje për të rrëzuar qeverinë e Meksikës. Napoleoni i II, perandor i Francës, ia ofroi fronin e Perandorisë së Meksikës, Maksimilianit të Austrisë, i cili e pranoi në vitin 1864. Por Konfederata shpejt pas kësaj ra, dhe qeveria amerikane vendosi sundimin e saj në Rio Grande, duke vendosur në krye të vendit të tmerrshmin Fil Sheridan.

Francezët, duke njohur pozitën strategjike e lejaun që Maksimiliani të pushkatohet nga autoritetet e Republikës Meksikane. Një dekadë e suksesshme do të shihte që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vazhdojnë të përfshihen në aktivitete të ndryshme të pakënaqshme në Amerikën Spanjolle, por çështja tjetër me të vërtetë e rëndë ku Doktrina Monroe ishte e zbatueshme, do të ishte kriza e raketave Kubane të vitit 1962. Përpjekja e Nikita Hrushçovit për të vjedhur bërthamën e shkurtër – raketa të ndryshme në Kubë dhe vendosja e tyre krijuan një konfrontim shpërthyes që erdhi afër fillimit të një lufte masive bërthamore. Në fund, fuqitë u tërhoqën kur Sovjetikët ranë dakord të tërhiqnin raketat, përkundër përpjekjes së çmendur të Fidel Kastro për t’u ngritur në këmbë amerikanëve dhe për të luftuar një luftë bërthamore. Padyshim që kishte shumë fjalë për Doktrinën Monroe, por kur u thanë dhe u morën të gjitha, amerikanët ishin të kënaqur që hiqnin raketat dhe armët bërthamore, megjithëse regjimi i Kastros mbeti i vendosur fort ndaj aleatëve të tyre sovjetikë.

Në fund, pavarësisht nga Doktrina e Monroe, Kuba nuk u fut në një luftë bërthamore. Pra, çfarë rëndësie ka Doktrina Monroe për shekullin njëzet e një? Këtu duhet të pranojmë se dokumentet dhe doktrinat diplomatike nuk janë më shumë se copa letre. Sidoqoftë, ajo që ka rëndësi është gadishmëria dhe karakteri i qeverisë që qëndron prapa dokumentit të deklaruar. Kështu, rëndësia e vetme e Doktrinës Monroe qëndron në gatishmërinë e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta mbështetur atë me çfarëdo mjeti. Në vitet 1920 Franca bëri një aleancë me Republikën e Çekosllovakisë për ta mbrojtur atë nëse ajo përfshihej në një luftë me Gjermaninë.

Marrëveshja katastrofike e Mynihut, e shtatorit të vitit 1938, në të cilën kryeministri i Francës, Éduard Daladier i dorëzoi çekët në mëshirën e Adolf Hitlerit dhe bandës së tij të kriminelëve, nënvizoi saktësisht se çka do të thotë një aleancë kur njëri prej partnerëve nuk ka qëllim të respektimit të dispozitave të tij. Një vit më pas, e vetmja gjë që i ndaloi apeluesit britanikë dhe francezë të dilnin nga marrëveshja e tyre me polakët ishte fakti që qeveria britanike do të binte, nëse kryeministri Camberlain nuk do të paraqitej në Dhomë në 3 shtator 1939 me një deklaratë e luftës ndaj Gjermanisë naziste.

Rekordi amerikan për të mbështetur deklaratat e tij gjatë gjysmë shekullit të kaluar nuk ka qenë mbresëlënëse. Në vitin 1972, Nikson dhe Kisinxher bindën Vietnamin e Jugut që të binte dakord për një marrëveshje paqeje me premtime për mbështetje, në rast se do të dorëzohej Vietnami i Veriut. Në retrospektivë, vendimi në vitin 1964 për përfshirjen e forcave të mëdha amerikane në luftë në Vietnamin e Jugut ishte një gabim katastrofik të cilin nënvizon gjysmë aleanca jonë aktuale me Vietnamin. Ende performanca e turpshme e Kongresit dhe Qeverisë së Sh.B.A-së në vitin 1975 kur Vietnami i Veriut ua qetësoi hundën në Shtetet e Bashkuara ndërsa tanket e tyre u rrotulluan drejt jugut ende lë një shije të keqe në gojën e këtij autori. Në fund të fundit nuk kishte rëndësi, sepse Shtetet e Bashkuara si një fuqi e madhe nuk vuanin nga marrëzitë e politikave të saj strategjike dhe nga mosrespektimi i angazhimeve të saj. Fjalët e vështira të Athinasve për Melianët në 415 p.e.s. pësojnë jehonë tek të gjithë: “të fortët bëjnë atë që kanë fuqinë të bëjnë dhe të dobëtit e pranojnë atë që duhet të pranojnë.” Përpjekja për të penguar kundërshtarët në skenën ndërkombëtare të sillen në mënyrë të njëjtë me interesat amerikane thjesht nuk funksionon pa një dëshirë për të mbështetur me forcë doktrinat ose dokumentet. Vija e Presidentit Obama në rërë në Siri nuk pati asnjë efekt, sepse sirianët, pa dyshim të inkurajuar nga Rusët, e kuptuan plotësisht se nuk do të kishte asnjë ndërhyrje.

Dhe kështu, rreshti në rërë nuk kishte asnjë efekt përveçse të vepronte si siklet për një administratë të dobët që kuptonte pak për forcën ushtarake ose politikën e turpshme të Lindjes së Mesme. Dhe, cili është përfundimi? Nëse ka çështje në Hemisferën Perëndimore që kërkojnë një përgjigje amerikane, atëherë ajo që do të ketë rëndësi vetëm nëse Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin me forcë interesat e saj. Nëse nuk është kështu, atëherë të gjitha thëniet në lidhje me Doktrinën Monroe nuk do të jenë asgjë tjetër përveç se kah fryen era.

Revista Strategjika nr.60,

06.09.2019

Përktheu dhe përshtati:Hamdi Nuhiju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *