Xhonatan V.Last
1.Bajden
Këtu kemi një titull të madh në Foks:
“ Sondazhi i Foks Lajm: Bajden në pozita të reja në garën demokratike.”
Of! Kjo gjë tingëllon me të vërtet keq
Duke pranuar këtë, këtu kemi të dhëna të reja të sondazhit të Foks:
Rejtingu i Bajden paraprakisht ishte 35 %. Bëhet fjalë për muajin maj. Tani momentalisht është 29 % dhe është në rënie e sipër. Cili është, sic shkruhet në titull, “niveli i ri” i sondazhit të tij.
Këtu kemi edhe disa gjëra tjera për të shpalosur nga sondazhi i Foks:
Bernie Sanders gjendet në vendin e dytë me 18 % dhe pozita e tij është e pandryshueshme.
Elizabeta Warren është një ujë i nxehtë në sondazh me 20 %. Kjo përqindje ishte në muajin gusht. Tani me sondazhin e ri të Foks, ajo ka humbur 4 % dhe rejtingu i saj është 16 %.
Askush tjetër nuk ka numra dyshifror në sondazh.
Kështu që, tituj alternativ për këtë temë do të mund të ishin “Sanders pozicionohet në vendin e dytë në sondazhin e ri”, ose “Warren është vulosur në vendin e tretë”.
Ka tre gjetje kryesore në këtë sondazh:
Mbështetja e Bajden bie me 17 përqind nga totali.
Mbështetja Warren bie me 20 përqind nga totali.
Sanders kalon Warrenin për të rikuperuar vendin e dytë.
Cila gjetje mendoni se është më i spikaturi?
Kam filluar të flas për Bajden dhe si duket po tingëlloj sikur të isha adhurues i garës së tij presidenciale. Por më shumë jam i irrituar se pse ai si duket është i nënvlerësuar nga të gjitha mediet. Shumica e medieve liberale duan që t`i paraqesin dobësitë e Bajden, pasi që ato preferojnë Warren ose Sanders. Shumica e medieve konservative duan që të paraqesin dobësitë e Bajden, pasi që atë e shohin si një kundërshtar të fortë të presidentit Trump. Dhe mediet kryesore duan që Bajden ta shohin duke humbur, pasi që “ popullori, i moderuari, nënkryetari, me nominim të fituar” është gjë tepër e mërzitshme dhe e lodhshme përreth. Në epokën e Trump, gjëra të tilla nuk do të duhej të ndodhnin më në politikë.
Askush prej tyre nuk ka pranuar dhe nuk ka thënë se Bajden në mënyrë absolute ka fituar nominimin. Asgjë nuk është thënë me siguri të plotë. Ai ka dobësi. Ju mund ta nxirrni jashtë gare duke dominuar dy ose tre kandidat të tjerë. Unë ende nuk e përjashtoj mundësinë që dikush të futet në garë në minutën e fundit.
Por, më dukej se duke lexuar të gjitha objektivat dhe konkluzat e garës, mund të shoh se Bajden ka pozitë të fuqishme dhe dukshëm është favorit që të jetë nominimi i demokratëve. Nëse do të duhej që të vinit bast 100 dollarë për Bajden ose garën, atëherë në këtë pikë kjo gjë është tepër e ngushtë.
Është e çuditshme se sa pak mbulohet ky refleksion.
2. Harris
Dhe përsëri ka shumë gjëra të cilat ndodhin gjatë kampanjave zgjedhore e që janë të pakuptimta.
Duke pasur parasysh këtë gjë, Politiko shkruan për Kamala Harris dhe qëllimet që ajo ka vendosur për të bërë të gjitha në Iowa:
Kamala Harris është duke zhvilluar fushatën e saj për të penguar me një strategji të re në Iowa: Ajo është duke u larguar nga fondet e dyerve të mbyllura që kanë qenë pjesë e kalendarit të saj veror, për t`u përqëndruar në politikë, përcaktimi ndaj pakicës në gjendjen fillestare. Ajo zyrtarisht të martën ka shkuar në Baltimore për të diskutuar hapat e mëtejmë, pas një serie sondazhesh që kanë treguar për rënien e rejtingut të saj. Ajo nuk pritet që në mënyrë të konsiderueshme të ndryshoje mesazhin e saj. Përkundrazi, Harris është duke planifikuar për të bërë vizita javore në shtet duke rritur dyfish ekipin e saj me 65 persona, thonë burime të afërta me të për Politiko.
Ri-angazhimi i saj në Iowa, aty ku senatori i Kalifornisë mbajti një turne me autobus me 17 të muajit gusht dhe nuk është rikthyer që atëherë, është pjesë e një njohjeje më të gjërë brenda kampanjës që ajo ka bërë më herët në shtetet tjera. Dizajni është krijuar për të rivendosur kampanjën e saj dhe sqaruar ngushtimin e rrugës së nominimit.
Si mund ta interpretojmë këtë pozicion?
E gabuar, e gabuar, e gabuar, e gabuar, e gabuar.
Problemi i Harris nuk është se ajo nuk ka qenë në Ioëa sa duhet ose nuk ka personel të mjaftueshëm.
Problemi i saj, problemi i saj i brendshëm është se ajo nuk ka mesazh. Ajo nuk ka asnjë arsyetim për kampanjën e saj përveç faktit se ajo është një politikane e mirë me apel demografik të përsosur.
A është ajo kandidatja më progresive në garë?Jo.
A është ajo kandidatja më e moderuar në garë?Jo.
A ka ajo vizion për ta ndryshuar Amerikën në segmentin ekonomik? Ose për rikthimin e kulturës politike nga periudha e kaluar? A lufton ajo për ndryshimet klimatike? Ose për shëndetësinë? Ose për Gjykatat supreme? Ose kundër korrupsionit politik? Ose krimit të korporatave?
Në anën tjetër, po ajo
Nga njëra anë, po, ajo po përpiqet t’i bëjë të gjitha këto. Dicka e tille.
Por nga ana tjetër, ajo realisht nuk është duke u përpjekur për asnjërën prej tyre.
Nuk është e pamundshme që të fitosh në nominimin partiak pa ide reale. Bob Dojli e bëri. Xhon Kerry e bëri.
Por për ta bërë këtë gjë, juve normalisht ju duhet që të ndërtoni avantazhe institucionale brenda garës. Për Harris shumë gjëra janë duke shkuar në favor të saj. Por, avantazhi institucional nuk është njëra prej tyre.
Nëse do të menaxhoja kampanjën e Harris, do t`i thoja kandidates që të harroje shkuarjen e madhe në Iowa. E para, uluni dhe seriozisht parashtroni pyetje vetes cka do të bëj unë si president? Pse duhet të jam unë? Si mund ta përçoj atë – ose të paktën idenë e tij – në një frazë.
Dhe do të tentoja që të sqaroja atë vizion te votuesit.
Mekanika e punës së kampanjës është shumë me rëndësi. Dhe idetë nuk janë gjithmonë të mjaftueshme për të fituar. Por është shumë e vështirë që të fitosh pa to.
Përktheu dhe përshtati: Hamdi Nuhiju
Thebulwark, 20.09.2019