Leksioni 7: Si ta mbani disponimin gjatë fjalimit?

Fjalë kyce: JENI ME DISPONIM TË MIRË

Njëri prej mjeteve më të fuqishme për fitimin e forcës gjatë fjalimit është që të vazhdohet me disponim të mirë edhe përskaj cilës do ndjenjë që jua ka prishur disponimin.

Ekzistojnë raste dhe rrethana kur hidhërimi mundet që të jetë aq i arsyetuar, saqë, secili do të duhej të përqeshej me faktin se nuk është i hidhëruar. Këto raste janë aq të rralla, që sipas rregullit, ju do të duhej që ta mbani fjalimin tuaj i çliruar nga cili do disponim i keq, ose cila do fjalë që do të shprehte hidhërimin tuaj.

Askush nuk do ta respektonte njeriun i cili do të lejonte që fjalimi i tij të largohej nga ekuilibri për shkak të disponimit të keq.

Shumë e lehtë është që të belbëzosh, ose të ankohesh, të zgjedhësh fjalët më të këqija, të hidhesh në sulme për shkak të hidhërimit, ose në përgjithësi të thuash budallakitë më të mëdha.

Efekti është i keq edhe atë në dy drejtime. Në vendin e parë, ankesat dhe fjalët e këqija si dhe hidhërimi përcjellin përshtypjen e dobësisë në vend të fuqisë.

Njerëzit që dëgjojnë një fjalim të tillë, madje edhe kur nuk bëhet fjalë për to, menjëherë, pa dallim nëse e bëjnë këtë gjë me vetëdije ose pa vetëdije, fjalimin e vlerësojnë të pamjaftueshëm në raport me rejtingun paraprak.

Në vend të dytë, ankesat ose fjalët me hidhërim ndikojnë edhe te fjalëtari, duke e bërë më pak të aftë që të përcjell vlerësime korrekte, të sundoje me situatën dhe ta ruaj qetësinë, edhe pse këtë gjë nga zemra do të dëshironte që ta bëje.

Më e rëndësishmja nga të gjitha është ajo se disponimi i mirë është element i fuqishëm gjatë fjalimit.

Luftëtari më i rrezikshëm është ai i cili ngel i qetë dhe me mendje të çiltër. Që të bëheni një fjalëtar i mirë profesional ndiqni këto rregulla:

Mbani nën kontroll pakënaqësinë dhe hidhërimin tuaj.

Mbani shpirtin e një disponimi të mirë që do të mund të sundonte gjithçka dhe gjithsecilin.

Një punëtor i kishte shkelur metodat e caktuara nga punëdhënësi i tij. Një ditë, kur punëdhënësi ia ka përmendur gabimin e tij, ai ka shpërthyer në hidhërim të dhunshëm dhe iu është drejtuar me fjalë ofenduese. Punëdhënësin e tij e ka quajtur me fjalë të ndryshme të cilat i kanë ardhur në mendjen. Punëdhënësi e ka dëshmuar se pse është punëdhënës. Ai e ka mbajtur disponimin e mirë pa marr parasysh situatës së krijuar, e ka njohur vlerën e pozitës së punëtorit dhe aspak nuk ia ka kthyer me fjalë nënçmuese. Punëtori ka mundur që të shkarkohet, punë e rëndësishme do të mund të lihej anash, dhe në fund këto dy do të mund të shndërroheshin në armiq. Sot ata kanë një miqësi të fuqishme.

Në vend që ta tregoni pakënaqësinë jepni një këshillë konstruktive.

Në vend që të hidhëroheni, rrini të qetë dhe të ftohtë dhe bëjeni fjalimin tuaj efektiv përmes tregimit të disponimit tuaj të mirë.

DETYRA:

1. Jeni duke ecur me një shok që është duke folur me urrejtje për shumë njerëz që edhe ju i njihni. Si mund që të ndikoje kjo gjë në disponimin tuaj dhe të jetë përparësi e juaj, nëse ruheni prej përgojimeve të këqija?

2. Keni zbuluar se në përditshmërinë tuaj shumë gjëra do të mund që të shkonin keq, dhe se me të vërtetë keni shumë probleme. Numri më i madh i njerëzve belbëzojnë kur do të gjenden në situata të tilla. Si do të mundeni që bisedat e përditshme me shokët të ju shndërrohen në ndihmë të vërtetë?

3. Mbajeni mend secilin personalitet i cili, sipas traditës i lëshohet hidhërimit. Në cilën mënyrë hidhërimi i atij personaliteti është pengesë për suksesin e tij?

4. Radhën tjetër kur do të nxiteni që të flisni me hidhërim, kontrolloni fjalët tuaj dhe shtypni hidhërimin. Vëreni nëse ka diçka që keni humbur apo keni fituar me një sjellje të tillë.

5. Mendoni në dikë i cili e kontrollon bisedën e tij. Vetkontrollimi i tij sa ndikon për suksesin e tij në jetë?

Autor: Frederik Houk Lo

Libri: Aftësia e të folurit, f. 35-40

Përktheu dhe përshtati : Hamdi Nuhiju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *