Leksioni 8: Si t`ia lexoni mendimet tjetrit?

Fjalë kyce: VËNDOHUNI NË VENDIN E TIJ

Nëse një person ka aftësinë që të futet në mendimet e njerëzve tjerë, ai thuajse asnjëherë nuk do t`ia huq nga fjalimet efektive.

Ai person në tërësi do të jetë i njohur me situatën, me cka do të jetë i përgatitur që të përballet me të.

Askush dhe asnjëherë nuk do të mund që të shpresoje se do të ketë aftësi të tillë, por vetëm se t`i afrohet asaj.

Kur prindi i flet fëmijës së tij, në masë të madhe e di se cka po i shkon nëpër mend fëmijës në ato momente. Kjo gjë prindit i jep përparësi që te fëmija nxit respekt të tërësishëm për të.

Tentoni që në jetën profesionale t`i afroheni aftësisë të cilën prindi e ka në raport me fëmijën e tij. Mësoni mendimet që po i sillen në kokë atij me të cilin jeni duke biseduar.

Fitoni njohuri të tilla, me cka do të vendoseni në pozicionin e atyre që jeni duke i folur.

Të gjithë njerëzit, kur do të gjenden përballë rrethanave saktësisht të ngjashme, sillen disi ngjashëm. Lehtas mund të supozoni një situatë të tillë dhe të silleni në mënyrë adekuate.

Mos supozoni se gjendeni në vendin e një personaliteti tjetër. Supozoni se ju në të vërtet jeni personaliteti tjetër.

Flitet se Xhorxh M.Kohan i shkruan dramat e tij si një gazetar i paramenduar me emrin Bill, i cili ka qenë ulur në galerinë më  lartë. Derisa shkruan ai, vendoset në vendin e Bill dhe ashtu e sheh dramën. Nëse Billit të paramenduar nuk i pëlqen skena, në atë rast, zotëri Kohan e ripunon. “E pyes veten nëse Billit do t`i pëlqeje kjo gjë”, thotë ai, dhe kështu duke vendosur vetveten në publik, ai dramat e tij i bën të suksesshme.

Të gjithë ne jemi të krijuar me dhuntinë e kuptimit të natyrës së njeriut, kështu që, në mendimet tona, shumë lehtë mund që ta luajmë rrolin e tjetrit.

A keni dicka për të shitur. Klienti i juaj potencial është njeri, shumë ndryshe prej jush edhe në mendime edhe në kushtet materiale. Vendosuni në vendin e tij. Paramendoni se ju jeni ai, me të gjitha gjërat që ai i dëshiron dhe nuk i dëshiron.

Paramendoni se cfarë lloji bisede do ta nxiste atë që ai të blej prej jush. Pastaj supozojeni një bisedë të tillë.

Nga ana tjetër, paramendoni se cfarë lloji bisede do të kishte sukses te ju. Shikoni që një bisedë të tillë të i shmangeni në cdo rast.

Harrojeni veten, tentoni që t`i kuptoni ndikimet që kanë efekt në personalitetin me të cilin jeni duke biseduar, problemet, frikën.

Nëse gjeni mirëkuptim të tillë, kjo gjë do të ju sjell suksese në bisedë.

DETYRA:

1. Keni dëshirë që të fitoni një donacion humanitar nga një person shumë i nxënë që vazhdimisht është i ndërprerë nga bashkëpunëtorët. Cfarë lloji bisede do të ishte më efikas?

2. Punëtori juaj shumë shpesh bën gabime të cilat ju kushtojnë shtrenjtë. Nuk dëshironi që ta shkarkoni. Cilat fjalë do t`i ndihmonin më së shumti?

3. Ju jeni kryetar i një komisioni i cili duhet që të kërkoje rritjen e pagave. Në cilën mënyrë më të mirë të mundshme do t`i drejtoheshit punëdhënësit tuaj?

Autor: Frederik Houk Lo

Libri: Aftësia e të folurit, f. 41-44

Përktheu dhe përshtati : Hamdi Nuhiju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *