Helmi i Putinit

Reuben F. Xhonsoni

E bëri prapë, kësaj radhe Aleksi Navalnit (Alexei Navalny)
Kiev
Një shaka e vjetër ruse thotë: “Pse agjenti i shërbimeve të sigurisë kaloi në anën tjetër të terminalit të aeroportit në Tomsk?”
Përgjigja: “Për ta helmuar çajin e Aleksi Navalnit
Navalni është udhëheqësi 44-vjeçar i Partisë Progresiste të opozitës ruse dhe kundërshtari më i shquar i presidentit rus Vladimir Putin. Navalni është arrestuar dhe burgosur rreth 13 herë nga autoritetet ruse me bashkësinë ndërkombëtare duke deklaruar në secilin rast se akuzat ishin të fabrikuara.
Gjatë periudhave që ai ishte i burgosur për aktivizmin e tij politik, Qendra Përkujtimore e të Drejtave të Njeriut me qendër në Moskë e kategorizoi Navalnin si një të burgosur politik.
Ky dallim është jashtëzakonisht ironik që kur “MHRC” u themelua në ditët e fundit të Bashkimit Sovjetik për të hulumtuar dhe publikuar miliona ekzekutime përmbledhëse, incidentet e torturave dhe mizoritë e tjera të të drejtave të njeriut të kryera nga organi sekret i policisë. Duke dokumentuar dhe ekspozuar këto ekstreme brutale, Qendra Përkujtimore e të Drejtave të Njeriut kishte shpresuar t’i parandalonte ato që të mos ndodhin përsëri.
Në vend të kësaj, mezi pas një brezi më vonë, Rusia drejtohet nga një anëtarë i po këtij organi famëkeq i sigurisë.
Dhe torturat dhe vrasjet janë kthyer përsëri.
Organi i Putinit nuk ka kursyer asnjë përpjekje për të shtypur ekspozimin publik për Navalnin. Kjo kërkesë e fiksuar për të zhdukur çdo përmendje të liderit të opozitës arriti një pikë të lartë absurditeti në shkurt të vitit 2018, një muaj para rizgjedhjes së fundit të Putinit. Moska sapo ishte vërshuar nga një reshje dëbore masive e cila u quajt “stuhia e shekullit”, ku shumë banorë u irrituan me ritmin e ngadaltë të ekuipazheve komunale për heqjen e borës.
Banorët e Moskës shpejt zbuluan se nëse ata thjesht do ta shkruanin emrin e Navalnit në dëborë ose në rrugët e ngrira, atëherë një brigadë e pastruesve të dëborës do të shfaqej pothuajse menjëherë. Udhëheqësi i opozitës u citua të thoshte se “ishte mahnitur” se si funksionoi shakaja dhe e quajti reagimin e shërbimeve të qytetit “çmenduri shtetëror në shërbim të njeriut”.
Më 20 gusht u bë publike që regjimi i Putinit kishte provuar një asgjësim më të përhershme përmes asaj e cila është bërë metoda e preferuar e ish-ushtarakut të KGB-së për eliminimin e armiqve të tij: helmi.
Navalni kishte udhëtuar në qytetet siberiane Novosibirski dhe Tomski si pjesë e një hetimit të korrupsioni dhe për t’u takuar me mbështetësit e tij përpara zgjedhjeve të ardhshme legjislative lokale. Kjo gjë e nervozoi Kremlinin pasi kandidatët e tij të preferuar kishin pësuar humbje në zgjedhjet lokale dhe rajonale në vitet e fundit. (Në vitin 2018 Guvernatori i Rusisë së Bashkuar i mbështetur nga Putini në Khabarovsk pësoi një disfatë të madhe ndaj një të panjohuri virtual, Sergei Furgal, i cili u pa si një votim kundër Putinit.)
Navalni ka qenë prej kohësh nën mbikëqyrje 24-orëshe, pasi ai tha për Fajnanshëll Tajms (Financial Times) vitin e kaluar: “Ka kohë që kjo është duke ndodhur, por do të gënjeja nëse do t’ju thosha se ishte rutinë dhe nuk i kushtojmë vëmendje. Gjatë gjithë kohës pranë jush ulen trapa”.
Ajo e cila është e çuditshme është që gjatë këtij udhëtimi, Navalni kishte qenë nën mbikëqyrjen e zakonshme pothuajse totale nga automjete e policisë dhe automjete civile duke e përcjellë atë. Dhe pastaj papritmas dhe në mënyrë misterioze, ai nuk ishte.
Pak para se Navalni të konsumonte çajin e helmuar në një kafene në aeroportin e Tomskit, aktiviteti i përcjelljes u zhduk. E cila, plotësisht rastësisht, e ka bërë të mundur që personi ose personat përgjegjës për helmimin e tij të shpëtojnë nga identifikimi nga “autoritetet”.
Nënkuptimi nga burime anonime brenda shërbimeve ruse të sigurisë të cilët folën me shitoren ruse “Moskovskiy Komsomolets” është se helmimi u bë me urdhra nga niveli më i lartë, mjaft i lartë sa për të urdhëruar ndalimin e rrjetit të mbikëqyrjes.
Dashuria e Putinit dhe KGB-së për helmet është legjendare.
Shërbimet sekrete të epokës sovjetike kishin një traditë të gjatë të metodave ekzotike për vrasjen e personave në fshehtësi, shumica prej tyre përfshinin substanca vdekjeprurëse dhe mekanizma shpikës të realizimit. Njëra nga vrasjet e tilla të profilit të lartë u krye në vitet 1970, në ShBA me një ombrellë helmuese.
Këto metoda të vrasjes u zhvilluan në një laborator sekret special të KGB-së, një version i errët, makabër, i botës reale i fabrikës së veglave spiune të shërbimeve inteligjente britanike nga filmat e Xhejms Bondit. Boris Jeltsini, presidenti i parë i epokës post-sovjetike të Rusisë së re të pavarur e la laboratorin si një gjest pajtimi me Perëndimin.
Sidoqoftë, pasardhësi i tij, Vladimir Putini riaktivizimin e laboratorit e bëri një nga aktet e tij të para zyrtare. Në fillim të vitit 2000, njeriu i cili i dha Putinit fillimin e tij në politikë, ish-kryetari i Shën Petersburgut Anatolij Sobçak (Anatoliy Sobchak) u bë viktima numër një në atë e cila tani është një listë e gjatë e bashkëpunëtorëve dhe armiqve të Putinit të cilët vdiqën (ose iu afruan vdekjes) pas helmimeve.
Kjo histori vrasjeje bëri që shkrimtari rus Viktor Shenderoviç (Vikktor Shenderovich) të denoncojë helmimin e Navalnit. “Një bandë kriminale ka qenë në pushtet në Federatën Ruse për një kohë të gjatë”, tha ai në llogarinë e tij të Fejsbukut:
Fakti që anëtarët e kësaj bande përdorin me dëshirë simbolet shtetërore të shtetit të cilin ata kanë uzurpuar, se ata bartin distinktiva trengjyrëshe, mantele gjyqësore, uniforma të policisë dhe distinktiva të gazetarëve nuk duhet të na hutojë nga kuptimi i thelbit të çështjes. Prania e udhëheqësit të bandës dhe shoqërimi i tij me halucinacione mesianike dhe perandorake është një detaj i rëndësishëm psikiatrik, por asgjë më tepër. Ata janë vdekjeprurës për jetën.

Po me të drejtë vdekjeprurës për jetën. Pasi piu çajin e helmuar, Navalni u sëmur rëndë duke qenë në mes të fluturimit. Fluturimi i tij bëri një ulje emergjente në Omsk. Atë e nxorën nga avioni dhe e dërguan me shpejtësi në një spital të afërt ku ai ra në komë. Një ndërprerje e lajmeve për gjendjen e Navalnit zbriti në spital pasi u shfaqën agjentët rusë të sigurisë dhe u thanë mjekëve të tij që të pushonin së foluri.
Pastaj ndodhi një pushim kur një avion i ambulancës ajrore zbarkoi në Omsk për të dërguar Navalnin në një klinikë të Berlinit. Aeroplani u pagua nga një organizatë bamirësie me qendër në Berlin dhe jo nga qeveria gjermane, por mjekët e Navalnit nuk e lëshuan atë për t’u transportuar deri sa gruaja e liderit të opozitës, Julia, bëri një thirrje personale deri te vetë Putini.
Navalni mbetet në gjendje kome, por ekipi mjekësor i cili po e trajton atë në shtetin e Berlinit thonë se “gjetjet klinike tregojnë intoksikim nga një substancë nga grupi i substancave aktive të quajtura kolinterazë frenuese”. Frenuesit e kolinesterazës, të njohur gjithashtu si anti-kolinesterazë, përdoren në disa lloje të ilaçeve, por edhe në pesticide dhe faktorë nervorë.
Lëndët kimike bllokojnë një enzimë e cila kontrollon mesazhet e dërguara nga nervat në muskuj dhe i lënë muskujt të paaftë të funksionojnë siç duhet. Kjo ndikon në të gjitha funksionet kryesore të trupit, përfshirë frymëmarrjen. Kjo ka të gjitha shenjat dalluese të një produkti të bërë nga libri i gatimit të një laboratori shumë të sofistikuar të helmeve.
Navalni mund të ketë pësuar dëmtime të përhershme në sistemin e tij nervor. Mjekët e tij tani besojnë se ai do të jetë jashtë veprimtarisë për të paktën dy muaj. Gjermania, ShBA-të dhe anëtarët e tjerë të BE-së po kërkojnë një hetim të plotë dhe transparent të këtij incidenti. Paçin fat.
Siç shkroi Shenderoviçi (Shenderovich) në fillim të këtij viti “Rusia është një shtet policie, me të gjitha pasojat e ardhshme. Niveli i dhunës shtetërore do të rritet: Putini dhe bashkëpunëtorët e tij e çuan veten shumë kohë më parë në një cep të errët të paligjshmërisë dhe ata thjesht nuk kanë një agjendë përveç luftës së tyre të vazhdueshme me botën, një paradë për subjektet e tyre dhe masakër për ata të cilët nuk pajtohen me ta”.
“Vdekjeprurës për jetën” në pothuajse çdo mënyrë të cilën njeriu mund ta imagjinojë.
Reuben Xhonson (Reuben Johnson)
Reuben F. Xhonsoni është një analist i teknologjisë së mbrojtjes dhe korrespondent i çështjeve politike me seli në Kiev.

Thebulwark, 27.08.2020

Përktheu dhe përshtati: Tasim Ameti

Antiteza.org/30.08.2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *