Përvoja e Covid-19 tregon se sa lehtë mund të ndodhë katastrofa mbi speciet tona

Ragu Karnardi

Një gjeneratë e mëparshme kuptoi fuqinë shkatërruese të njerëzimit. Do të bënte mirë t’i kushtojmë vëmendje njohjeve të tyre
Disa muaj pas përfundimit të luftës së dytë botërore Albert Ajnshtajni (Albert Einstein) dha një intervistë për të nxitur amerikanët të imagjinonin luftën e tretë. Ishte me rëndësi jetike, tha ai “të pranojmë se nëse nuk parandalohet një luftë tjetër ka të ngjarë të sjellë shkatërrim në një shkallë… ku edhe mezi mund të konceptohet dhe se pak nga civilizimi do t’i mbijetonte”.
Në fund të vitit 1947, Shtetet e Bashkuara ishin akoma të vetmet në përdorimin e bombës atomike. Ende mund të kenë hequr dorë nga përdorimi i saj në të ardhmen dhe mund të përpiqen t’i japë fund riprodhimit dhe armët e paligjshme atomike atëherë. Por gara e armëve do të vazhdonte pa pushim: së shpejti ShBA-të dhe Bashkimi Sovjetik po kryenin teste termonukleare. Në vitin 1954, testi Kështjella Bravo (Castle Bravo), i kryer në Bikini Atoll prodhoi një shpërthim një mijë herë më të fuqishëm se ai mbi Hiroshima.
Në të njëjtin vit, filozofi dhe pacifisti Bertrand Rasëll (Bertrand Russell) i bëri një thirrje arsyes. Manifestoja e tij, e cili u nënshkrua gjithashtu nga 10 shkencëtarë atomikë, gati të gjithë laureatë të Nobelit dhe Ajnshtajni, e quajtën veten si “anëtarët e specieve Njerëzore, vazhdueshmërie e ekzistencës së të cilëve është në pyetje”. Ata bënë një argument të thjeshtë me një përfundim radikal. Pasi mësuam të armatosim energjinë bërthamore, nuk mund ta çmësojmë kurrë; çarmatimi mund të ketë sukses, por ne nuk mund mos ta shpikim bombën. Zotërimi ynë i shkencës thjesht nuk mund të bashkëjetonte me një tendencë për të bërë luftë pa, përfundimisht, në mënyrë të pashmangshme, zhdukur speciet tona. “Këtu, pra, është problemi të cilin ne po ju paraqesim… i tmerrshëm dhe i pashmangshëm: a duhet t’i japim fund racës njerëzore; apo njerëzimi do të heqë dorë nga lufta?”
Për njerëzit e gjallë sot, episodi mund të duket i çuditshëm, si një objekt i luftës së hershme të ftohtë. Imazhi i njerëzimit në një gjendje të shkatërruar është në kokën e të gjithëve tani, por si një vizion i krizës klimatike, jo i luftës. Për shumicën e njerëzve në shumë vende, lufta duket një shqetësim i zvogëluar dhe periferik. Për breza me radhë, ne jemi kursyer nga një përvojë e katastrofës së përgjithshme mbarë botërore e cila forcon horizontin e normalitetit tonë. Pastaj erdhi virusi korona.
Rreth 10 javëve pas shpërthimit global të Covid-19, filloi të përhapet ideja se virusi mund të mos jetë krijim i natyrës. Rrjetet e paranojës hidhen lehtësisht mbi imagjinatat tona të lidhura me shtëpinë, të ushqyer në internet. Natyrisht, Donald Trampi ishte viktimë e hershme, por ai nuk ishte i vetmi. Rrjetet televizive në vendin e dytë më të populluar në botë ishin para tij, pasi media e djathtë në Indi nxitën fobi të një “xhihadi të koronës” të realizuar nga myslimanë tradicional. Në çdo shoqëri të tronditur dhe të mbyllur nga virusi, disa njerëz kanë ushqyer teoritë se dëmi i tillë mund të ketë origjinën në skica njerëzore mbase armiqësore.
Zërat e përgjegjshëm në komunitetin shkencor dhe media i kanë hedhur poshtë këto teori. Ndoshta është më mirë kështu. Ajo që nuk është më mirë, sidoqoftë, është ngelja me pavetëdije për atë që ata dinin në vitin 1955: se shkenca po na armatos në mënyra të reja, duke rrezikuar vetë shoqërinë njerëzore. Ne mund të hedhim poshtë komplotet qëllim keqe për Covid-19 dhe prapë të shohim në këtë katastrofë një ilustrim të thjeshtë të asaj se çfarë mund të na bënte një patogjen i projektuar.
Rreziku të cilin ne e hasim nga agjentët bio-projektues ka të ngjarë të jetë shumë më i madh se ai i holokaustit bërthamor. Në “The Precipice: Existential Risk and the Future of Humanity”, shoku i Universitetit të Oksfordit, Tobi Ord (Toby Ord) llogariti me përpikëri ngjarje të ndryshme natyrore dhe antropogjene të cilat paraqesin “rrezik të ekzistencës”. Në llogarinë e tij, shansi i luftës bërthamore qëndron në 1/1,000 në 100 vitet e ardhshme, por shansi i “pandemisë së projektuar” është 1/30, e dyta më e mundshme për të ndodhur nga çdo katastrofë, e tejkaluar vetëm nga IA mashtruese. “Ne tashmë kemi shembuj të kaluar të kërcënimeve biologjike të cilët arrijnë përmasa ekstreme”, më tha Ordi në telefon nga Oksfordi, ku ai punon në Institutin e Universitetit E ardhmja e Njerëzimit. “Kur i tejkalojmë rreziqet natyrore dhe konsiderojmë se njerëzit mund të projektojnë patogjenë në mënyrë që të kenë vetitë e sakta për të na dëmtuar më shumë, atëherë bëhet vërtet e frikshme”.
Një virus i projektuar mund të zhvillohet në një prag shumë më të ulët të kostos ose aftësisë shkencore sesa një bombë bërthamore. Teknikat e manipulimit të gjeneve po përparojnë me shpejtësi të madhe dhe shumica e të dhënave thjesht shpërndahen si materiale akademike me pak nga mbikëqyrja e cila i jepet fizikës bërthamore të aplikuar. Zbulimet bio-projektuese të bëra në laboratorët më të avancuar disa vjet më parë tani janë përsëritur nga studentë. Kjo është e shkëlqyeshme për kërkime, por për sa i përket rrezikut, sipas frazës së Ordit “demokratizimi është riprodhim”.
“Duhet t’ju bëhet e qartë se nuk jemi duke sugjeruar se virusi korona është një bio-armë” vazhdon Ordi. “Por qartë tregon kufirin më të ulët për atë se çfarë mund të bëjë një sulm i madh me bio-armë”.
Një mësim i zymtë i shekullit të 20-të është se lufta e përgjithshme legjitimon çdo mjet, madje edhe ato të cilat më parë konsideroheshin mizore. (Gjatë gjithë viteve 1930, fuqitë evropiane vendosën vazhdimisht të mos përdorin kurrë aeroplanë bombarduese.) Nëse potenciali katastrofik i shkencës vazhdon të rritet, kushtet që ai potencial të realizohet duhet të tërhiqen gjithmonë. Ne me të vërtetë duhet të heqim dorë nga lufta.
Në vend të kësaj, që nga kriza e Covid-19 shumë qeveri kanë investuar në lojërat e fajit dhe politikën e lojës me zjarr. Superfuqitë rivale të botës po tregtojnë denoncime, duke mbyllur konsullatat e tyre dhe duke pastruar flotat e njëri-tjetrit në Detin e Kinës Jugore. Traktatet e kontrollit të armëve të fituara me vështirësi si “Fillimi i Ri (New Start)” kanë mbetur të skadojnë, në vend që të zgjerohen për të përfshirë Kinën. Të dy vendet të cilat supozohet se kanë më shumë gjasa të përdorin një shkëmbim bërthamor janë India dhe Pakistani. Një e treta e armëve të tyre mund të vrasë afërsisht 100 milion njerëz direkt dhe të shkaktojë një dimër global bërthamor. Në debate televizive ne shohim zëdhënës të Indisë dhe Pakistanit nën kërcënime për të “fshirë” kryeqytetet e njëri-tjetrit.
Në vitin 2020, bio-armët nuk janë problemi ynë më i madh. Falë Covid-19, megjithatë ato janë shkopi i cili rrokulliset midis këmbëve tona nga fuçia e dinamitit tek i cili harruam se ishim ulur. Argumenti moral kundër luftës së ardhshme qëndron në të njëjtin terren me argumentin për të luftuar ndryshimin e klimës. Në frazën kumbuese të Eduar Saidit (Edward Said), detyra para nesh nuk është të ndajmë një luftë nga një tjetër, por t’i lidhim ato. Ka rrugë radikale të cilat ne po përgatitemi t’i kalojmë për të shpëtuar veten nga katastrofa klimatike. Këto rrugë duhet gjithashtu të na largojnë nga lufta e ardhshme dhe kjo bie në rrezik me të ardhmen e njerëzimit.
Në dekadat e mëparshme, imazhet nga Hiroshima dhe Nagasaki i bënë njerëzit në të gjithë botën të mos i thonë kurrë më bombës po. Për shumicën e njerëzve sot, për të cilët bomba është thjesht një simbol ironik në emojin “marramendës”, përshtypjet tona më të këqija të pandemisë Covid-19 mund të jenë një paralajmërim i ngjashëm. Ora policore, zhvendosja dhe uria në të gjithë botën, pasuria e shkatërruar dhe rrjeti ndërkombëtar i udhëtimit dhe tregtisë i mbyllur, vdekjet rriten pa kuptim pa u qëlluar me armë zjarri: Covid-19 është një pandemi e tmerrshme natyrore, por edhe një provë e një lloj të ardhmeje lufte, një që nuk mobilizon tanket ose nëndetëset por kufijtë e kërkimit shkencor.
“Shkencëtarët atomikë mendoj se janë bindur që ata nuk mund ta zgjojnë popullin Amerikan për të vërtetat e epokës atomike vetëm me logjikë”, tha Ajnshtajni në revistën “Atlantiku (The Atlantic)”. “Duhet të shtohet ajo fuqi e thellë e emocionit e cila është një përbërës themelor i fesë. Është për të shpresuar që jo vetëm kishat, por shkollat, kolegjet dhe organet kryesore të opinionit do të shfajësojnë veten e tyre për përgjegjësinë e tyre unike në këtë drejtim”. Ne jemi thirrur të provojmë një evolucion kulturor, moral larg luftës. Mund të jemi shumë të turpëruar për ta thënë dhe rrezikojmë të tingëllojmë naivë. Por shkencëtarët atomik nuk u turpëruan, duke ditur rrezikun e vërtetë para nesh.
Ragu Karnardi (Raghu Karnad) është një gazetar dhe redaktor kontribuues te “The Wire-i”
The Guardian, 29.08.2020

Përktheu dhe përshtati: Tasim Ameti

Antiteza.org/31.08.2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *