Është e drejta jonë demokratike të protestojmë, por qeveria aktuale po shtyp të gjithë opozitën

Polli Tojnbi

Aktivistët “Extinction Rebellion”, këshillat lokalë, nëpunësit civilë dhe BBC-ja të gjitha duke si pengesa për pushtetin absolut
Demokracia britanike ndihej e qëndrueshme, e papërkulur: dikush mund të argumentojë për kushtetutën, sistemin e votimit, Lordët, monarkinë, por jo për parimet themelore.
E dimë se si demokracia zgjidh mosmarrëveshjet, mundëson pushtetin për të ndryshuar pa gjakderdhje dhe lejon që qytetarët e besimeve të kundërta të kundërshtojnë pëlqimin për t’u qeverisur, policuar dhe taksuar.
Por shkatërruesit të cilët drejtojnë këtë qeveri kanë humbur çdo instinkt për vlerat demokratike. Nëse fitorja elektorale i jep atyre të drejtë për pushtet absolut, e gjithë opozita bëhet e ilegjitime.
Pra, aktivistët “Extinction Rebellion” përballen duke u trajtuar si “sabotatorë të demokracisë”, si kriminelë të organizuar dhe terroristë, ndërsa kryeministri bën thirrje për ligje të reja për të mbrojtur lirinë e shtypit. Por brenda vetëm një dite këta aktivistë të ndryshimit të klimës bënë një kërkim rreth shtypit jofunksional të Mbretërisë së Bashkuar, 80% të zotëruar nga Rupert Murdok (Rupert Murdoch) dhe disa baronë të shtypit të djathtë, kryesisht duke argumentuar kundër politikave të kursimit të klimës dhe me një agjendë kundër taksave, kundër mirëqenies, të palodhshme të shteteve të vogla.
Instituti për Qeverinë (politikisht neutrale) botoi një raport shumë kritik të hënën duke paralajmëruar se qeveria ishte “mjaft larg” përmbushjes së synimin të saj të emetimeve të karbonit neto-zero deri në vitin 2050 dhe se “mungojnë politikat, me ndryshime të vazhdueshme të udhëzimeve dhe dështimi për të fituar pëlqimin publik”.
Kjo bën thirrje për protestë. Veprimi i drejtpërdrejtë i cili rrezikonte arrestim ishte gjithmonë pjesë e demokracisë. Protestat, herë pas here ngadhënjyese, siç është rasti i votuesve, jeton në historinë e Britanisë, qoftë Peterllu (Peterloo), minatorët, gratë e Grinhamit (Greenham), marshimi i luftës në Irak, anti-fraksionim ose anti-HS2. Kjo traditë demokratike tani është e rrezikuar nga kërcënimet me burgim pesë-vjeçar dhe gjoba me nga 10,000 funte.
Në përpjekjen për të shfarosur pikëpamjet e kundërta, kjo qeveri ka humbur çdo ndjenjë ekuilibri ose argumenti, sikur të jetë duke planifikuar të sundojë përgjithmonë.
Këshilltari i lartë i kryeministrit i çmendur pas pushtetit Dominik Kamings (Dominic Cummings) hap qendrën e tij të kontrollit të misionit me ekranet e gjurmimit të të dhënave i përbërë nga “të çuditshëm dhe të papërshtatshmit”. Por misioni i tij i vetëm është të shkatërrojë gjithçka që e mban vendin tok. Na thanë prisni një “shpërthim të madh” për shtetin britanik.
Shërbimi civil terrorizohet nga pesë sekretarë të përhershëm të cilët shkarkohen ose largohen nga funksioni në gjashtë muaj, duke përfshirë sekretarin e kabinetit: Kamings planifikon zëvendësime me persona të jashtëm të sektorit privat. Kushdo i cili nuk është 110% me ta është armik i tyre: ata nuk do të dëgjojnë asnjë këshillë tjetër. Kurbanet janë bërë nga Shëndeti Publik i Anglisë (i shfuqizuar) dhe Zyra e Kualifikimeve dhe Ekzaminimeve (i prerë). Gjykatësit e kanë radhën, me ulje në vlerësimet e tyre gjyqësore të keqfunksionimeve të qeverisë.
Qeveria e përçmuar lokale do të shohë dy të tretat e 218 këshillave të rrethit dhe qarkut të shfuqizohen, duke u zëvendësuara nga qindra kryetarë bashkish, të manipuluar, Sandej Tajmsi (Sunday Times) sugjeron për të shkatërruar atë që një burim qeveritar e quajti “mbytje” të Partisë së Punës (jo “zona qendrore”, vini re gjuhën). A do të revoltohen më në fund këshilltarët Tori të cilët nuk arritën të rebelohen kundër një dekade zhvlerësimesh?
Askush nuk do të ndalojë asnjë manipulim sapo të shfuqizohet Komisioni Zgjedhor. Dejvid Kameroni (David Cameron) e bëri më të vështirë për njerëzit e varfër, qiramarrësit dhe të rinjtë të regjistroheshin për zgjedhje në shtypjen e votuesve të stilit të Donald Trampit. Askush nuk do të monitorojë donacionet politike: gazeta “Mail on Sunday” raporton se donatorët e Qytetit po kërcënojnë të “fikin çezmat e fondeve” për të trembur kryeministrin për të mos rritur trashëgiminë, fitimet e kapitalit ose taksat e korporatave. Por ata do të japin para në kohën e zgjedhjeve.
Asnjë autoritet nuk e ndalon Boris Xhonsonin (Boris Johnson) të japë kontrata qindra milion funtesh për miqtë dhe aleatët, ose për “PwC” dhe “Deloitte” pa tender. Asnjë protestë nuk e ndaloi atë të vinte misogjinistin Toni Abot (Tony Abbott) në bordin e tregtisë, ose të mbushte SHSHK-në dhe postet e tjera me politikanë Tori.
Rrëqethem të mendojë se kë do të imponojë si kryetar të BBC-së. Fjalimi i hapjes së drejtorit të ri të përgjithshëm Tim Devi (Tim Davie) ndërmori veprim mbrojtës kundër breshërisë së fundit të sulmeve duke rivendosur “Rule, Britannia!”. “The Times” goditi “BBC-ja duhet të ndahet në pjesë, thotë shefi i ri”, por kjo nuk ishte e tëra çfarë kishte thënë ai. Shumica dërrmuese e njerëzve të cilët mbështesin BBC-në presin të shohin nëse Davi është një qetësues i cili përthyhet shumë lehtë ose një pilot i fortë për të drejtuar transmetuesin kombëtar përmes stuhisë e cila po afrohet.
BBC-ja është për gjithnjë thelbi. Me një qeveri e cila nuk pranon më normat e përgjegjësisë, çdo raport faktik i cili reflekton keq mbi të është “i njëanshëm”. Vendi ka nevojë për vëzhgimin vigjilent të BBC-së për të policuar kufirin e së vërtetës/gënjeshtrës, si bastion i fundit për një demokraci e cila ekuilibron ide të kundërta.
Prishja mori kahje të reja me lajmin e të hënës se qeveria po e hidhte traktatin e saj të tërheqjes nga BE-ja, për të cilin ishin bërë negociata dhe ishte nënshkruar vetëm disa muaj më parë nga vetë Xhonsoni. PNS-ja (SNP – Scottish National Party) paralajmëroi për një “rezultat katastrofik të Bregzitit”. “Sjellje tipike e shteteve të fuqishme” tha Liz Saville Roberts e partisë Plaid Camri (Plaid Cymru). Gjithsecili që dha një mendim për bashkimin e katër kombeve do të kishte nxitur një Bregzit të moderuar dhe kompromis për të respektuar shumicën pro-BE në Skoci dhe Irlandën e Veriut. Në vend të kësaj, një përplasje ose një marrëveshje e hollë do t’i inkurajojë këto kombe të largohen.

Fyerjet janë kulmi i demokracisë; Etiketimi i Konservatorëve nga Naj Bevani (Nye Bevan) si “më të ulët se kafshët” është shtypur në bluza. Hartlli Shaukros (Hartley Shawcross) dikur bëri një vërejtje të mençur, “Ne jemi mjeshtërit tani”, por kaloi menjëherë në anën tjetër të parlamentit nga Partia e Punës tek Torit, duke parë se kush në të vërtet kishin qenë mjeshtrit. Pasi Harolld Uillsoni (Harold Wilson) guxoi ta quante Partinë e Punës “partia natyrale e qeverisë”. Sikur. Por as Partia e Punës, madje as Torit e Thatçerit (Thatcher) nuk kishin këtë qëllim megaloman për të legjitimuar ndonjë pikëpamje të kundërt.
E vetmja shpresë, fare e zymtë është që paaftësia e kësaj qeverie në gjithçka do të thotë që të gjitha “nisjet drejt hënës” bien në Tokë posa të jenë larguar nga porti. Shikoni se si javën e kaluar ministrat i bënë thirrje të gjithëve të kthehen përsëri në zyra, ushqimore dhe transport publik, në momentin e parashikuar saktësisht kur Covid-19 pritej të qëllonte përsëri. Gjithçka çka ata prekin kthehet në mbeturinë, megjithatë ne jemi të dënuar me atë mbeturinë për katër vjet të tjera.
Polli Tojnbi është gazetare për “Guardian-in”

The Guardian, 07.09.2020

Përktheu dhe përshtati: Tasim Ameti

Antiteza.org/09.09.2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *