Numri i të gjelbërve rriten në Evropë, por politikanët nuk mund të marrin gjithë meritat

Xhenifer Ranking

Të Gjelbrit fituan rezultatet e tyre më të mira në zgjedhjet evropiane të vitit 2019. Duke fituar gati 10% të vendeve, grupi u faturua si krijues të liderëve politik në një parlament më të copëtuar Evropian, pasi dy grupet më të mëdha qendra e djathtë dhe qendra e majtë panë shembjen e dominimit të tyre dy dekada të vjetër.
Pas një viti Bashkimi Evropian ka miratuar agjendën e tij më të gjelbër se asnjëherë më parë, me premtimin e emetimeve net-zero deri në vitin 2050 dhe një Marrëveshje të Gjelbër Evropiane për të transformuar ekonominë, mbështetur nga një objektiv për të shpenzuar gati një të tretën e fondeve të BE-së mbi ndryshimin e klimës dhe mjedisin.
Por edhe politikani më i fortë i Gjelbër nuk përpiqet të marrë meritën. Kauza e gjelbër është hequr nga ndërgjegjësimi në rritje për emergjencën klimatike të shpalosur, si dhe lëvizjen e grevës së shkollës të udhëhequr nga Greta Thanbërg (Greta Thunberg).
“Ne kemi një komision [Evropian] i cili të paktën ka ambicie të gjelbërta si asnjë komision tjetër më parë”, tha Filipe Llambertsi (Philippe Lamberts), bashkë-president i të Gjelbërve në parlamentin Evropian.
“Ne jemi të fortë në parlamentin Evropian por nuk e teprojmë”, shtoi ai. “Me 10% mund të kemi ndikim, por ata prapë se prapë mund të vendosin të qeverisin pa ne dhe kjo është ajo që ata në thelb e bënë”. Pavarësisht se u përpoqën t’i bënin për vete me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane, të Gjelbrit nuk pranuan të mbështesnin komisionin e drejtuar nga qendra e djathtë Ursulla fon ver Lejen (Ursula von der Leyen).
Forca e gjelbër gjithashtu mbivlerësohet nga struktura e tyre në parlamentin evropian. Rreth një në gjashtë anëtarë të Aleancës së Gjelbër-Evropiane të Lirë, për të përdorur emrin e tyre të plotë, i përkasin partive jo të gjelbërta, siç janë Piratët Çekë (Czech Pirates) ose nacionalistët Katalanas (Catalan nationalists).
Dhe të Gjelbrit janë larg nga të qenit e vetmja parti e cila dëshiron të shpëtojë planetin. Kryetari i parlamentit evropian i komitetit me ndikim të mjedisit, i cili ishte përgjegjës për një rezolutë e cila shpall një emergjencë klimatike është aleat i presidenti francez Emanuel Makroni (Emmanuel Macron). Paskal Kafini (Pascal Canfin), një ish-kryetar i Fondit Botërorë për Natyrën “WWF France”, dikur ishte deputet i Gjelbër në parlamentin evropian, por bashkoi forcat me presidentin francez (edhe pse nuk ishte partia e tij, La République en Marche) kur u rizgjodh në Bruksel dhe Strasburg.
Megjithatë, deputetët e gjelbër të PE-së “janë përtej kapacitetit të tyre kur bëhet fjalë për vëmendjen e publikut dhe caktimin e agjendës”, tha Sofi Pornshlegel (Sophie Pornschlegel) në Qendrën Evropiane të Politikave. Deputetët e Gjelbër kanë fituar ndikim duke zotëruar përmbledhje të politikave të specializuara, si ish-deputeti i Luksemburgut u bë Ministër i Energjisë Claude Turmes, i cili bashkë-shkruajti ligjin e BE-së për burimet e ripërtëritshme, ose Hajdi Hatala (Heidi Hautala) nga Finlanda, kandidate e transparencës për një kohë të gjatë, ose Sven Gigoldi (Sven Giegold) nga Gjermania, një mision me një njeri kundër shmangies së taksave dhe dobësimit të qeverisë.
Të Gjelbrit tani gjithashtu janë ulur rreth tryezave të kabinetit në pesë nga 27 vendet anëtare të BE-së, ku ata kanë detyruar ndërmarrjen e hapave drejt ligjeve të klimës.
Si çmim për të hyrë në një koalicion të qendrës së djathtë/liberale, të Gjelbrit e Irlandës siguruan një premtim për të ulur emetimet e gazeve serë me një mesatare prej 7% në vit. Koalicioni i gjelbër i majtë i Finlandës ka premtuar të bëhet me karbon neutral deri në vitin 2035, ndërsa të Gjelbrit e Austrisë, partneri i ri i koalicionit siguruan një objektiv të ngjashëm për vitin 2040. Qeveria Social-Demokrate/e Gjelbër e Suedisë ka premtuar “një shtet mirëqenieje krejtësisht pa fosile” deri në vitin 2045 .
Por ndikimi i gjelbër mund të arrijë vetëm kaq. Të Gjelbërit e Austrisë pranuan disa politika të ashpra të cilat ishin të vështira për t’u gëlltitur për aktivistët bazë, si zgjatja e ndalimit të shamive në shkolla. Dhe ndikimi i kufizuar i të Gjelbërve ishte i qartë në një mbledhje historik të BE-së në korrik, kur udhëheqësit ranë dakord për një plan të rimëkëmbjes së virusit korona. Disa nga qeveritë “kursyese” të cilat morën vijën më të ashpër kundër shpenzimeve të BE-së ishin ato me partnerë të koalicionit të gjelbër, si Austria, Finlanda dhe Suedia.
“Ata bënë gjithçka që mundën”, tha Llambertsi, i cili thekson se nuk ka as edhe një udhëheqës të BE-së nga partia e Gjelbër. “Kur në një vend vendimtar nuk jeni të pranishëm … Ne përpiqemi ta kompensojmë atë me një qëndrim më të fortë me shoqërinë e organizuar civile. Ne përpiqemi të marrim forcat më tradicionale në një lloj pinceri për të detyruar [qeveritë] të shkojnë në drejtime të cilat nuk do të shkojnë në mënyrë spontane”.
Të Gjelbrit nuk janë lëvizja e vetme mbarë Evropiane e lidhur në nyje politike, Social Demokratët Suedezë dhe Finlandezë në ato qeveri të kursyera nuk bënë kauzë të përbashkët me aleatët e tyre Spanjollë dhe Portugezë. Dhe një nga radhët më të mëdha të mbledhjes ishte midis dy udhëheqësve nga e njëjta familje politike, Makronit dhe kryeministrit Hollandez Mark Rut (Mark Rutte).
Problemi tjetër i madh për të Gjelbrit është mungesa e tyre në Evropën Jugore, Qendrore dhe Lindore, përveç disa sukseseve të vogla, si zgjedhja e një kryetari të gjelbër në Budapest ose kthimi i një deputeti Portugez të pavarur të PE-së, i cili është me të Gjelbrit.
Pavarësisht nga këto arritjeve të gjelbërta, partia është “ende një fenomen tejet veri-perëndimor”, tha Paskal LeTendre-Hansi (Pascal LeTendre-Hanns), i cili monitoron politikën evropiane në Strategjinë e Hanbërit (Hanbury Strategy). “Në Evropën Jugore fokusi ka qenë aq shumë në ekonominë dhe punën, sa ka qenë e vështirë për partitë e gjelbërta të marrin një mbështetje”, tha ai duke shtuar se këtyre vendeve u mungon “trashëgimia historike e lëvizjeve anti-bërthamore e cila i ndihmoi të Gjelbrit të dalin në pah” në vendet tjera.
Në Evropën Qendrore dhe Lindore, votuesit janë gjithashtu shumë të përqendruar në ekonomi, por ka “më shumë ankth në lidhje me tranzicionin e energjisë” për shkak të niveleve të larta të përdorimit të qymyrit dhe gazit, tha LeTendre-Hansi. “Pa një rishpikje të konsiderueshme të asaj e cila është politika e gjelbër në këto vende, është e vështirë të shohësh politikën e gjelbër duke fituar një mbështetje të fortë”.
Llambertsi pretendon se të Gjelbrit mund të fitojnë në Itali në zgjedhjet Evropiane të vitit 2024 nga votuesit e zhgënjyer me Lëvizjen Pesë Yjesh (Five Star Movement). Optimizmi i tij nuk vërtetohet nga sondazhet e fundit të opinioneve, të cilat tregojnë se Evropa e Gjelbër (Europa Verde) e Italisë është pothuajse e padukshme me 1%. Por shpresa e tij kryesore është për Francën dhe Gjermaninë, pasi të Gjelbrit fituan qytete të mëdha Franceze në zgjedhjet e fundit lokale dhe vazhdojnë të reklamohen si një partner koalicioni në një qeveri të ardhshme gjermane të qendrës së djathtë/jeshile.
Deputeti i PE-së shpreson që të Gjelbrit mund të fitojnë me tre shifra në zgjedhjet e vitit 2024. “Nëse nuk jemi në gjendje të bëjmë më shumë se 100 herën tjetër, atëherë kush jemi ne? Së paku, Covidi shton vetëdijen për nevojën e ndryshimit të politikës”.
Nothing is guaranteed, but Petros Fassoulas, secretary general of the European Movement International, thinks the door is open. “If they are able to prove that they are effective policymakers as well as campaigners and if other parties are not successful in co-opting the policies for their own benefit, I believe we can see a stronger trend – not least because the questions around climate policies and environment are not going to go away.”
Asgjë nuk është e garantuar, por Petros Fasoulasi (Petros Fassoulas), sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Evropiane Ndërkombëtare mendon se dera është hapur. “Nëse ata janë në gjendje të provojnë se janë politikëbërës efektivë po ashtu edhe aktivistë efektiv dhe nëse partitë e tjera nuk janë të suksesshme në bashkëpunimin e politikave për përfitimet e tyre, unë besoj se mund të shohim një prirje më të fortë, jo më pak sepse pyetjet rreth politikave klimatike dhe mjedisit nuk do të zhduken”.
The Guardian, 10.09.2020

Përktheu dhe përshtati: Tasim Ameti

Antiteza.org/15.09.2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *