The Guardian, 11.09.2020
Para dhjetë vitesh shkrimtari dhe shkencëtari Xhejms Lavlok ka forcuar qasjen në pikëpamjen se pengesa kryesore në aksionin e paramenduar për pengimin e katastrofave klimatike është vet demokracia:” Edhe vendet më demokratike pajtohen: në rast të luftës demokracia përkohësisht suspendohet…. Ndryshimet klimatike do të mund që të ishin problem serioz si lufta. Ndoshta do të duhej që për një kohë të pauzonte demokracia”.
Pretendimi i Kinës për pozitën e liderit në debatet globale të gjebra bazohet në idenë se vetëm diktatorët e rilindur janë në gjendje që të shohin shanset në aspektin afatgjatë, të parambrojnë interesat dhe të detyrojnë shoqërinë në ndryshimet e patjetërsueshme. Megjithatë, autoritetet ekologjike sipas definicionit kanë një pikëpamje të amullt për demokracinë.
Zgjidhja e pasojave të aktiviteteve të njerëzve në planet nuk është luftë që rrumbullakësohet me fitoren vendimtare. Para së gjithash bëhet fjalë për adaptime të vahdueshme. Rruga nuk con në suspendimin e demokracisë, por në ekspanzionin e saj. Kohë nuk ka. Edhe nëse do ta ulnim nivelin e emitimit të gazit, me shumë vështirësi do ta mbanim temperaturën globale pak përmbi kufirin e rrezikshëm. Shanset thuan se opinioni i përballur me probleme ekzistenciale, të përkushtohet në tërësi ndaj vlerave ekologjike dhe dëshirës për të ndërmarr dicka. Për këtë arsye është me rëndësi komuna e parë ekologjike britaneze. Ka mbledhur 108 qytetar të Mbretërisë së Bashkuar, të cilët me shkencëtarët kanë diskutuar rreth asaj se si vendi të arrijë transmetin neto në nivelin zero deri në vitin 2050.
Është me rëndësi të përmendet edhe ajo se grupi i zgjedhur është ai që përkrah ky lloj i opinionit-17 % e pjesëmarrësve janë skeptik klimatik. Eksperimenti ka dëshmuar se qytetarëve nëse i afrohet kohë e mjaftueshme që të mendojnë dhe sqarimet e nevojshme, i kuptojnë pyetjet e ndërlikuara politike dhe janë të aftë të marrin vendime të mencura. Rekomandimet e komunës ekologjike, të publikuara me 10 shtator, në mënyrë radikale janë të dukshme. Ata përkrahin tatimet për ndotësit, qeverinë në ndërtimin e teknologjisë së gjelbër, si dhe ndalesën e mallrave që janë të dëmshme për mjedisin, si veturat me benzin dhe bojlerat me gaz.
Të gjitha këto janë ide të mira të cilat administrata e Boris Xhonsonit duhet që t`i kushtoje vëmendje, sidomos duke e marr parasysh rekomandimin e Institutit për Menaxhimin e Shtetëror, qeveria ende nuk ka plan për realizimin e qëllimin të saj të zero transmetimit , përkundër ligjeve të cilat këtë gjë e kanë bërë detyrim nga viti i kaluar.
Me drejtuesit politik të cilët janë për tërheqje nga marrëveshjet ndërkombëtare, është e vështirë të paramendohet se si Britania e Madhe mundet që të luaje rrol udhëheqës në iniciativat ndërkombëtare të bisedimeve klimatike të cilat OKB do t`i organizoje vitin e ardhshëm në Glasgov. Përderisa atmosfera po nxehet, klima po ndryshon. Të gjitha dhjetë sezonet më të nxehta në 135 vitet e fundit në Britani janë shënuar nga viti 2002. Dielli në muajin shkurt tingëllon si paralajmërim për kataklimë. Në anën tjetër të botës, katastrofat ekologjike po renditen njëra pas tjetrës, përderisa distopia e Kalifornisë është e mbytur nga pluhuri toksik i zjarreve nëpër pyje.
Duhet theksuar se edhe komuna ekologjike britanike ka luajtur në të sigurt dhe i ka krijuar kokëcarje industrisë spektakulare fitimprurëse të bazuar në pabarazitë klimatike. Por ajo ende është kritike nga kryeministri.
Përktheu dhe përshtati: Hamdi Nuhiju
Antiteza.org/19.09.2020