INTERVISTA/Muhamet Idrizi: Piktorëve në Maqedoninë e Veriut i nevojitet përkrahja e publikut

Muhamet Idrizi jeton dhe vepron në fshatin Likovë. Ai është i punësuar si mësimdhënës i artit figurativ në shkollën e fshatit Likovë. Studimet i ka mbaruar në Universitetin e Tetovës, Fakulteti i Artit Figurativ-Drejtimi Pikturë. Studimet mastër i ka përfunduar në Univerzitetin “Shën Kirili dhe Metodi” Shkup, Fakulteti i Artit Figurativ-Drejtimi Pikturë, ka realizuar një mori ekspozitash. Në një intervistë për portalin antiteza.org, ai zbulon detaje interesante nga aktiviteti i tij dhe pikëpamjet e tij mbi jetën kulturore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Intervistoi: Hamdi Nuhiju

Antiteza:  Ku e gjen frymëzimin më së shpeshti për të pikturuar?

Muhamet Idrizi: Inspirimin e gjej në natyrën e bukur që ka vendi i jonë, konkretisht Komuna e Likovës.

Antiteza: Si e shihni kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut?

Muhamet Idrizi: Cdo ditë e më mirë

Antiteza:  A mendoni piktura vlerësohet mjaftueshëm në Maqedoninë e Veriut?

Muhamet Idrizi: Mendoj se vizitat më të shpeshta nëpër galeri do t`i bëjnë njerëzit që të njohin dhe të vlerësojnë më shumë artin dhe pikturën.

Antiteza:  A ka dallime të kulturës në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe te shqiptarët e diasporës?

Muhamet Idrizi: Mendoj se janë të ngjashme.

Antiteza:  A mendoni se ka aktivitete të mjaftueshme kulturore në promovimin e artit figurativ?

Muhamet Idrizi : Mendoj se ka aktivitete të mjaftueshme, por na duhet përkrahja dhe vizita e publikut.

Antiteza:   A ka baza dhe shpjegim thënia:” Duhet të përcillësh shumë ekspozita për t`u bërë piktor i mirë”   ?

Muhamet Idrizi: Piktor i mirë jo, por njohës i mirë i artit dhe rrymave të artit.

Antiteza:  Na zbuloni diçka nga projektet tuaja të fundit?

Muhamet Idrizi: Në muajin nëntor do të kam ekspozitë personale në Qendrën e Kulturës në Tetovë.

Antiteza:  Porosia e juaj për piktorët e rinj?

Muhamet Idrizi: Të punojnë shumë dhe t`i ndjekin aktivitetet e kolegëve dhe profesorëve të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *