Humbësit në luftën e re të ftohtë të Azisë janë drejtësia dhe populli rohinga

Simon Tisdall
Sulmet kundër pakicës myslimane në Mianmar kanë ngelur të pakontrolluara ndërsa lojtarët rajonalë përqendrohen në interesat e tyre
Përndjekja, spastrimi etnik dhe përpjekja për gjenocid të myslimanëve rohingian në shtetin Rakhine të Mianmarit është një fyerje për sundimin e ligjit, një mizori e dokumentuar mirë dhe, sipas një avokati të lartë ndërkombëtar, një njollë morale mbi “ndërgjegjen dhe njerëzimin tonë kolektiv”. Atëherë pse po vazhdojnë vrasjet dhe tmerret e tjera ndërsa autorët e njohur mbeten të pandëshkuar?
Kjo është një pyetje me disa përgjigje të mundshme. Ndoshta Mianmari i varfër, i izoluar, më herët i njohur si Burma nuk është aq i rëndësishëm sa një shtet për të garantuar vëmendjen e qëndrueshme ndërkombëtare. Mbase, në nënvetëdijen perëndimore, jeta e një pakice myslimane kryesisht të paparë, të panjohur, me lëkurë kafe nuk ka shumë rëndësi në një kohë krizash të shumta raciale, etnike dhe refugjatësh.
Apo ndoshta mungesa e një zemërimi të qëndrueshëm buron nga një problem i lashtë: paaftësia për të parandaluar fuqitë e mëdha të cilat nënshtrojnë, manipulojnë dhe shfrytëzojnë popujt dhe vendet më të cenueshme për qëllime egoiste. Në Mianmar, për më shumë se një shekull ishte Britania perandorake. Tani është Kina perandorake, e cila nuk kujdeset fare për të drejtat e njeriut brenda ose jashtë vendit.
Në zemër të enigmës së Mianmarit qëndron fuqia e pakontrolluar, shtypëse e Tatmadauit (Tatmadaw), organizata e forcave të armatosura e cila dominon jetën kombëtare pavarësisht rivendosjes ideale të demokracisë në vitin 2011. Sulmet e tyre ndaj rohingianëve në vitet 2016-17 që vranë mijëra njerëz dhe detyruan tre të katërtat e një milion për të ikur në Bangladesh tronditi botën. Megjithatë askush nuk është marrë në llogari.
Javën e kaluar, Mishelle Baçllei (Michelle Bachelet), përfaqësuesja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut paralajmëroi se në vend se të ndalen mizoritë, Tatmadaut po vrisnin dhe rrëmbenin përsëri civilë pa u ndëshkuar në Rakhine dhe shtetin fqinj Çin (Chin). “Në disa raste, duket se ata janë duke u sulmuar pa dallime, gjë e cila mund të përbëjë krime të mëtejshme lufte apo edhe krime kundër njerëzimit”, tha ajo. Përsëri, askush nuk është marrë në llogari.
Shpresat për një llogari gjyqësore u rritën kur Oun San Su Kji (Aung San Suu Kyi), udhëheqësja kryesor civile e Mianmarit u paraqit para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, (International Court of Justice – ICJ) në Hagë në dhjetor. Por Su Kji hodhi poshtë qartësisht pretendimet e qëllimit gjenocid dhe mbrojti Tatmadaut duke thënë se Rakhine ishte “një konflikt i brendshëm” midis ushtrisë, “militantëve” rohingian dhe separatistëve të armatosur. Nëse ushtarë individualë do të ishin fajtorë për keqbërje, ata do të dënoheshin, tha ajo. Pak nëse do të kishte pasur ndonjë.
Duke dhënë vendimin e saj të përkohshëm në janar, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë urdhëroi udhëheqjen e Mianmarit të respektojë detyrimin e saj ligjor për të parandaluar gjenocidin dhe “të marrë të gjitha masat brenda fuqisë së saj” për të ndaluar vrasjen ose dëmtimin e rohingianëve. Urdhëroi Tatmadaut të mos shkatërronin provat e krimeve dhe të paraqisnin raporte përparimi në gjykatë. Gjykata i referoi gjetjet e tyre këshillit të sigurimit të OKB-së.
Asnjë nga këto nuk ka pasur ndonjë efekt real. Sipas Beçlesë, vrasjet mund të jenë në rritje në shkallë. Imazhet satelitore tregojnë se ushtria ka shkatërruar rrënojat e Kan Kjait, një fshat rohingian i djegur tërësisht tre vjet më parë dhe emri i tij dhe i disa fshatrave të tjerë të shkatërruar janë fshirë nga hartat zyrtare, pjesë e një mbulimi më të gjerë. Regjimi nuk është raportuar në gjykatë dhe as nuk ka ndjekur hetime të besueshme për keqbërje.
Ndërkohë, dëshmia e re e dëshmitarëve okular nga dy ushtarë të cilët morën pjesë në fushatën Rakhine ka konfirmuar pritjet më të këqija. Ata detajuan se si ushtria zhvilloi ekzekutime masive, gërmoi varre masive, shkatërroi fshatra dhe përdhunoi gra dhe vajza. Zau Naing Tuni (Zaw Naing Tun) tha që oficeri i tij epror i tha: “Vrisni gjithçka që shihni, qoftë fëmijë apo të rritur”.
Duke iu përgjigjur me vonesë ngritjes së fundit të dhunës dhe gjendjes së dëshpëruar të refugjatëve rohingian ende të zhvendosur, tetë anëtarë të këshillit të sigurimit të OKB-së, të marshuar nga Britania i bënë thirrje Mianmarit javën e kaluar të respektojë kërkesat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, të zbatojë një armëpushim të menjëhershëm, të lejojë qasje humanitare dhe të përfshijnë votuesit rohingian në zgjedhjet nacionale të nëntorit. Ky ishte një progres i llojit, në atë që deklarata e përbashkët anashkaloi një veto kineze.
Por siç kishte vërejtur grupi i presionit “Burma Campaign UK”, aty ekzistonte një problem: “Deklarata nuk do të bëjë një ndryshim të verbër. Do të jetë si uji nga shpina e një rose, vetëm një deklaratë më shumë e cila nuk do të pasohet nga veprimi”, thanë ato.
Dështimi për të zbatuar rekomandimet e vitit të kaluar të misionit të pavarur të OKB-së për gjetjen e fakteve është veçanërisht tronditës, por nuk është për tu çuditur. Vendeve më të fuqishme të botës iu kërkua të ndërmarrin veprime në kundërshtim me interesat e tyre politikë dhe komercialë, duke përfshirë një embargo gjithëpërfshirëse të armëve, sanksione financiare dhe ngrirje të aseteve, një bllok në marrëveshje fitimprurëse biznesi dhe investimesh dhe referimin e Mianmarit në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve. Ata kryesisht kanë refuzuar ta bëjnë këtë.
Mianmari është kthyer ku ka qenë më parë. Ashtu si India Britanike nënshtroi banorët e Burmës dhe shfrytëzoi burimet e vendit të tyre, tani Kina mbështetësi kryesor i regjimit Tatmadau kërkon një tampon strategjik dhe vasal ekonomik. Kur Ksi Jinpingu (Xi Jinping), presidenti i Kinës vizitoi në janar, qëllimi i tij ishte i qartë: të tërhiqte gjithnjë e më afër fqinjin e tij të varfër në Pekin ndërsa të largonte pretendentët rivalë amerikanë, indianë dhe evropianë.
Udhëtimi i Ksisë prodhoi dhjetëra marrëveshje, kryesisht në investimet e infrastrukturës. Në fillim të listës së tij ishte përfundimi i korridorit ekonomik Kinë-Mianmar, i cili do t’i japë Kinës hyrje të drejtpërdrejtë në një port me ujë të thellë në Gjirin e Bengalit. Kjo hap një portë të re drejt perëndimit për tregtinë kineze duke siguruar një rrugë alternative në Detin e Kinës së Jugut të diskutueshëm dhe ngushticën e Malakës.
Sundimtarët e Mianmarit nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet e përqafimit të egër të Kinës, kurthet e borxheve dhe përpjekjet e fshehta për të shfrytëzuar konfliktet etnike. Por mbështetja politike e Pekinit dhe mbrojtja e tij me veton e gjeneralëve Tatmadau në OKB siguron mosndëshkimin e tyre të vazhdueshëm. Ndërkohë, ShBA-ja dhe Evropa nuk guxojnë të bëjnë shumë shtypje për të drejtat e njeriut nga frika e humbjes së mundësive fitimprurëse të biznesit dhe humbjes së një garancioni në luftën e re të ftohtë të Azisë.
Dhe kështu vrasjet vazhdojnë, njolla e pandërgjegjshme përhapet dhe mësohet një mësim i vjetër: pushteti i madh shkel ligjin dhe njerëzimin çdo herë.

The Guardian, 20.09.2020

Përktheu dhe përshtati: Tasim Ameti

Antiteza.org/21.09.2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *