Si mbarojnë epidemitë

Xheremy A.Green dhe Dora Varga

Përkundër shpresave për një përfundim të pastër të pandemisë COVID-19, historia tregon se shpërthimet e sëmundjeve infektive shpesh kanë përfundime shumë më të errëta – këtu përfshihet harresa e tyre ose edhe lënia pas dore.
Historia e fundit na tregon shumë rreth mënyrës se si zhvillohen epidemitë, si përhapen shpërthimet dhe si kontrollohen ato. Ne gjithashtu dimë mjaft për fillimet – ato rastet e para të pneumonisë në Guangdong të cilat shënojnë shpërthimin e SARS-it të viteve 2002–3, rastet më të hershme të gripit në Verakruz të cilat çojnë në pandeminë e gripit H1N1 të viteve 2009–10, shpërthimin e etheve hemorragjike në Guinea duke shkaktuar pandeminë Ebola të viteve 2014–16. Por këto histori të veprimit në rritje dhe një denoncimi dramatik vetëm na bëjnë të arrijmë deri në pajtimin me krizën globale të COVID-19. Pandemia e virusit korona i ka tejkaluar shumë përpjekje për përmbajtje, ajo kapi frenat e zbulimit dhe mbikëqyrjes së rasteve në të gjithë botën dhe ka mbushur të gjitha kontinentet e banuara. Për të kuptuar përfundimet e mundshme të kësaj epidemie, ne duhet të shohim diku tjetër përveç modelit të hijshëm të fillimit dhe mbarimit – dhe të rishikojmë se çfarë nënkuptojmë me fillimin e bisedës për “mbarimin” e epidemive. Historianët janë magjepsur prej kohësh nga epidemitë pjesërisht sepse, edhe kur ato ndryshojnë në detaje, ato shfaqin një model tipik të koreografisë shoqërore të njohur për periudha të gjera kohore dhe hapësinore. Edhe pse agjentët biologjikë të Murtajës së Justinianit të shekullit të gjashtë, Vdekjes së Zezë të shekullit të katërmbëdhjetë dhe Murtajës Mançuriane në fillim të shekullit njëzet nuk ishin pothuajse pa dyshim identike, vetë epidemitë ndajnë tipare të përbashkëta të cilat lidhin aktorët historikë me përvojën e tanishme. “Si një fenomen shoqëror”, historiani Çarlls Rosenberg (Charles Rosenberg) ka argumentuar se “një epidemi ka një formë dramaturgjike. Epidemitë fillojnë në një moment në kohë, vazhdojnë në një skenë të kufizuar në hapësirë dhe kohëzgjatje, duke ndjekur një komplot të një tensioni zbuluese dhe në rritje, duke kaluar në një krizë të karakterit individual dhe kolektiv, pastaj drejtohen drejt përmbylljes”. E megjithatë jo të gjitha sëmundjet përshtaten aq mjeshtërisht në këtë strukturë tipologjike. Rosenbergu i shkroi këto fjalë në vitin 1989, gati një dekadë në epideminë e HIV/AIDS në Amerikën e Veriut. Fjalët e tij mbajnë të vërteta në lidhje me origjinën e asaj sëmundjeje – pjesërisht falë ndjekjes së pamëshirshme dhe tepër të përkushtuar të “Pacientit Zero” – por jo aq shumë për mbarimin e saj, i cili ishte, si për COVID-19, askund në dukje.
Në rastin e virusit të ri korona, tani kemi parë një fiksim fillestar mbi origjinën duke i lënë vendin çështjes së mbaresave. Në mars, Atlantiku ofroi katër “afate kohore të mundshme për kthimin e jetës në normalitet”, të gjitha vareshin nga baza biologjike e një sasie të mjaftueshme të popullsisë e cila zhvillon imunitet (ndoshta 60 deri në 80 përqind) për të frenuar përhapjen e mëtejshme. Ky pohim i sigurt rrjedh nga modelet e shpërthimeve infektive të zyrtarizuara nga epidemiologë të tillë si Uejd Hampton Frosti (W. H. Frost) një shekull më parë.
Nëse bota mund të përcaktohet në ata të ndjeshëm “susceptible” (S), të infektuar (I) dhe rezistent (R) ndaj një sëmundjeje dhe një patogjen ka një numër riprodhues R0 (duke shqiptuar R-asgjë) duke përshkruar se sa njerëz të ndjeshëm mund të infektohen nga një sëmundje një person i vetëm i infektuar, fundi i epidemisë fillon kur përqindja e njerëzve të ndjeshëm bie nën reciproke 1/R0. Kur kjo të ndodhë, një person do të infektojë, mesatarisht, më pak se një person tjetër me sëmundjen.
Këto formula na sigurojnë, mbase duke na mashtruar. Ato krijojnë një sërë ligjesh natyrore të cilat i japin rregull kadencës së fatkeqësive. Kthesat e prodhuara nga modelet të cilat në kohë më të mira i përkisnin arkanit të epidemiologëve, tani janë figura të zakonshme në jetën e miliarda njerëzve të cilët mësojnë të jetojnë me kontraktimet e shoqërisë civile të promovuara në emër të “përkuljes”, “rrafshimit”, ose duke i “shtypur” ata. Në të njëjtën kohë, siç kanë shkruar kohët e fundit Davdid Xhonsi (David Jones) dhe Stefan Helmriku (Stefan Helmreich) në këto faqe, vijat e buta të këtyre kthesave janë shumë larg nga realitetet e thepisura të përvojës së përditshme të një epidemie – përfshirë pikat e mprehta në ato shtete “duke u rihapur” ku modeluesit kishin parashikuar rënie të vazhdueshme. 
Me fjalë të tjera, epidemitë nuk janë thjesht fenomene biologjike. Ato janë kornizuar dhe formuar në mënyrë të pashmangshme nga përgjigjet tona shoqërore ndaj tyre, nga fillimi e deri në fund (çfarëdo që mund të thotë kjo për çfarëdo rasti të veçantë). Pyetjet të cilat u bëhen tani shkencëtarëve, doktorëve, kryetarëve të bashkive, guvernatorëve, kryeministrave dhe presidentëve në të gjithë botën nuk janë thjesht “Kur do të zgjidhet fenomeni biologjik i kësaj epidemie?” por përkundrazi “Kur, nëse ndonjëherë, do të marrë fund ndërprerja në jetën tonë shoqërore e shkaktuar në emër të virusit korona?” Ndërsa shkalla kulminante është afër dhe në shumë vende duket se ka kaluar kulmin, zyrtarë të zgjedhur dhe grupe mendimore nga skajet e kundërta të spektrit politik ofrojnë “harta” dhe “korniza” për mënyrën se si një epidemi e cila ka mbyllur jetën ekonomike, civile dhe shoqërore në një mënyrë e cila nuk është parë globalisht të paktën në një shekull përfundimisht mund të largohet dhe të lejojë rifillimin e një “normale të re”.
Këto dy fytyra të një epidemie, biologjike dhe shoqërore, janë të ndërthurura ngushtë, por nuk janë të njëjta. Epidemia biologjike mund të ndërpresë jetën e përditshme duke sëmurur dhe vrarë njerëz, por epidemia shoqërore gjithashtu ndërpret jetën e përditshme duke përmbysur premisat themelore të shoqërisë, ekonomisë, qeverisjes, ligjërimit, ndërveprimit – dhe duke vrarë njerëz gjatë procesit gjithashtu. Ekziston një rrezik, siç e dimë si nga Gripi Spanjoll i viteve 1918–19, ashtu edhe nga gripi më i fundit i derrave në vitet 2008–9, të reagimeve shoqërore relaksuese përpara se të kalojë kërcënimi biologjik. Por ekziston gjithashtu një rrezik në gjykimin e gabuar të një kërcënimi biologjik të bazuar në modele të gabuara ose të dhëna të këqija dhe në prishjen e jetës shoqërore në një mënyrë të tillë që kufizimet të mos mund të merren kurrë siç duhet. Ne kemi parë në rastin e virusit korona dy fytyrat e epidemisë të cilat përshkallëzohen në nivele lokale, kombëtare dhe globale së bashku, por epidemia biologjike dhe epidemia shoqërore nuk tërhiqen domosdoshmërisht në të njëjtin afat kohor.
Për këto arsye ne duhet të zmbrapsemi dhe të reflektojmë në detaje se çfarë nënkuptojmë me fundin në radhë të parë. Historia e përfundimit të epidemive ka marrë forma të ndryshme dhe vetëm një pjesë e vogël e tyre kanë rezultuar në eliminimin e një sëmundjeje.
Historia na kujton se ndërlidhjet midis kohës së epidemive biologjike dhe sociale nuk janë të kuptueshme. Në disa raste, si epidemitë e etheve të verdha të shekullit tetëmbëdhjetë dhe epidemitë e kolerës të shekullit nëntëmbëdhjetë, vetë simptomatologjia dramatike e sëmundjes mund ta bëjë kohën e saj të lehtë për tu gjurmuar. Ashtu si një qese kokoshka e cila bëhet gati në mikrovalë, ritmi i ngjarjeve të dukshme të rastit fillon ngadalë, përshkallëzohet në një kulm të harbuar dhe pastaj tërhiqet, duke lënë një frekuencë të zvogëluar të rasteve të reja të cilat përfundimisht janë të distancuara mjaft larg, për t’u përmbajtur dhe eliminuar . Në shembuj të tjerë, megjithatë, si epidemitë e polio të shekullit të njëzetë, vetë procesi i sëmundjes është i fshehur, shpesh i butë në paraqitje, kërcënon të kthehet dhe përfundon jo në një ditë të vetme, por në afate të ndryshme kohore dhe në mënyra të ndryshme për njerëz të ndryshëm.
Fushatat kundër sëmundjeve infektive shpesh diskutohen në terma ushtarakë dhe një rezultat i kësaj metafore është të sugjerojmë që edhe epidemitë duhet të kenë një pikë të vetme përfundimtare. Ne i afrohemi kulmit të infeksionit sikur të ishte një betejë vendimtare si e Uaterlusë (Waterloo), ose një rregullim diplomatik si Armëpushimi në Compiègne në nëntor të vitit 1918. Megjithatë, kronologjia e një fundi të vetëm, vendimtar nuk është gjithmonë i vërtetë edhe nëse flasim për historinë ushtarake natyrisht. Ashtu si përfundimi i qartë i një lufte ushtarake nuk sjell domosdoshmërisht përvojën e luftës në jetën e përditshme, ashtu edhe zgjidhja e epidemisë biologjike nuk prish menjëherë efektet e epidemisë shoqërore. Efektet sociale dhe ekonomike të pandemisë të viteve 1918–1919, për shembull, u ndien shumë kohë pas përfundimit të valës së tretë dhe përfundimtare të virusit. Ndërsa efekti i menjëhershëm ekonomik në shumë biznese lokale të shkaktuara nga ndërprerjet duket se është zgjidhur për disa muaj, efektet më të gjera ekonomike të epidemisë në marrëdhëniet e punës me pagën ishin ende të dukshme në sondazhet ekonomike në vitin 1920, përsëri në vitin 1921 dhe në disa zonat deri në vitin 1930.
E megjithatë, ashtu si Lufta e Parë Botërore me të cilën historia e saj ishte e ndërthurur kaq ngushtë, pandemia e gripit influenca e viteve 1918–19 u shfaq në fillim për të pasur një fund të vetëm. Në qytete të veçanta, epidemia shpesh prodhonte rritje drastike dhe bie në tempo po aq të shpejtë. Në Filadelfia, siç vëren Xhon Beri (John Barry) në Gripin e Madh Influenca (2004), pas një rritje shpërthyese dhe vdekjeprurëse në tetor të vitit 1919 e cila arriti kulmin në 4597 vdekje në një javë të vetme, rastet papritmas ranë aq vrullshëm sa ndalimi i mbledhjeve publike mund të hiqej para se muaji të kishte mbaruar, me pothuajse asnjë rast të ri në javët në vijim. Një fenomen potenciali shkatërrues i të cilit ishte i kufizuar nga ligjet materiale, “virusi u dogj përmes karburantit të disponueshëm dhe më pas u shua shpejt.”
Megjithatë siç na rikujton Beri, studiuesit që atëherë kanë mësuar të dallojnë të paktën tre sekuenca të ndryshme të epidemive brenda pandemisë më të gjerë. Vala e parë shpërtheu nëpër instalimet ushtarake në pranverën e vitit 1918, vala e dytë shkaktoi kulmet shkatërruese të vdekshmërisë në verë dhe vjeshtë të vitit 1918 dhe vala e tretë filloi në dhjetor të vitit 1918 dhe zgjati gjatë verës së vitit 1919. Disa qytete, si San Francisko, kaluan nëpër valët e para dhe të dyta relativisht të padëmtuara vetëm për t’u shkatërruar nga vala e tretë. Nuk ishte e qartë as edhe për ata të cilët ishin ende gjallë në vitin 1919 se nëse pandemia kishte mbaruar edhe pas tërheqjes së valës së tretë. Edhe në fund të vitit 1922, një sezon i keq i gripit në Shtetin e Uashingtonit meritoi një përgjigje nga zyrtarët e shëndetit publik për të zbatuar karantinën absolute siç ishte ajo e viteve 1918–19. Është e vështirë, duke shikon prapa, të thuash saktësisht se kur kjo pandemi prototipike e shekullit njëzetë me të vërtetë do të mbarojë.
Burimi: Bostonreview
Përktheu dhe përshtati: Tasim Ameti
Antiteza.org/25.09.2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *