Nik Kohen
E djathta nuk arrin të kuptojë se virtyti i vërtetë i suedezëve në këtë pandemi është kohezioni i tyre shoqëror
Suedia është në të djathtën e shekullit 21, si ishte Bashkimi Sovjetik në të majtën e shekullit 20-të. Konservatorët e kanë shndërruar atë në një Diznilend Tori (Disneyland Tory) ku çdo ëndërr bëhet realitet. Në brigjet e Baltikut shtrihet një vend i cili nuk ka nevojë të kufizojë liritë civile dhe të shkatërrojë ekonominë për të frenuar Covid-19. “Unë kam një ëndërr, një fantazi”, këndoi Abba. “Për të më ndihmuar gjatë realitetit”. Për pjesën më të madhe të së djathtës, kjo fantazi quhet Suedi.
Lëreni udhëheqësin e mbështetësve Konservatorë të përgjigjet para shtypit Tori dhe ideologëve të panumërt brenda dhe jashtë Uestminsterit (Westminster). Sër Graham Bradi (Sir Graham Brady) shkatërroi një argument krejtësisht të mirë të cilin parlamenti duhet të ketë fuqinë për të shqyrtuar me vëmendje dekretet e emergjencës së Xhonsonit (Johnson) duke njoftuar se nuk kishte ndonjë emergjencë. Ne mund të shikojmë në një vend i cili kishte vetën një ndalim të mbledhjeve me më shumë se 50 njerëz, kufizime për të vizituar shtëpitë e kujdesit, një ndërrim në shërbime vetëm në tavolina në bare dhe të shohim se “Suedia sot është në një pozitë më të mirë se Mbretëria e Bashkuar”. Ose siç sqaroi “The Sun” të enjten ndërsa Boris Xhonsoni (Boris Johnson) u takua me Anders Tegnellin (Anders Tegnell), “organizatorin” e shëndetit publik suedez, një strategji fare e vogël e ka kursyer Suedinë nga një valë e dytë e infeksioneve të Covid-19.
Nuk është e vërtetë se Suedia ofron një shmangie nga katastrofa e shëndetit publik. Sa do të dëshiroja të ishte ashtu. Por, edhe atë kur komentatorët konservatorë, politikanët dhe teoricienët e konspiracionit shikojnë nga ana tjetër, Suedia ofron një shmangie nga katastrofa shoqërore e cila tani na ka përfshirë.
Kurrë nuk dëgjoni që Telegrafi ose “Mail” të thonë se kemi nevojë për nivele suedeze të përfitimit të sëmundjes për të siguruar që bartësit të qëndrojnë në shtëpi dhe në karantinë. Ose nivelet suedeze të përfitimit të strehimeve për t’u siguruar që ato nuk dëbohen nga të njëjtat shtëpi. Kalorësit e periferive nuk insistojnë që qindra mijëra të cilët do të dalin në ent muajt e ardhshëm kanë nevojë për nivelet suedeze të përfitimit të papunësisë dhe një shtet skandinav ndërhyrës për t’i rikualifikuar ato.
Covid-19 po ekspozon mungesën e solidaritetit shoqëror në Britani. Për një çast kur virusi goditi ne qëndruam së bashku. Ne u mbyllëm vullnetarisht dhe duartrokitëm SHSHK-në. Jo vetëm votuesit konservatorë, por edhe miliona njerëz ishin të përgatitur të anashkalonin të vërtetën e tmerrshme që kishim një kryeministër qesharak i cili ishte tragjikisht jo i pajisur për të udhëhequr vendin në një krizë. Momenti simbolik i shpërbërjes të cilin historianët do të kujtojnë ishte refuzimi i Xhonsonit për të shkarkuar Dominik Kamingsin (Dominic Cummings) kur ai theu rregullat të cilat të gjithë të tjerët besonin se kishin një detyrë patriotike t’u bindeshin. Por rreth nesh ka pasur qindra mijëra shpërbërje të qeta pasi vdekjes së disave dhe familjet u detyruan të lypnin në bankat e ushqimit. Së shpejti, miliona jetë do të shpërbëhen ndërsa mbështetja e qeverisë prishet.
Duhet të jeni mbi 40 vjeç për të kuptuar të keqen e veçantë të papunësisë masive. Unë isha një nga të papunët e viteve të Thatçeres (Thatcher) dhe mësova se pas zhargonit rreth “kapitalit shoqëror” dhe “dhëmbëzave” qëndron një koncept i cili është më i lehtë për tu kuptuar: besimi ju bëhet copë-copë. Sa më gjatë të jeni pa punë, aq më i pasigurt bëheni dhe aq më e vështirë për ju bëhet që të bindni dikë për t’ju punësuar. Një punë mund të lëvizë më shpejt sesa fotografia e rehatshme e mundësuar nga diçka të cilën nuk mund të arrini në diçka të cilën nuk mund ta bëni. Përfitimet janë një përkushtim ndaj solidaritetit shoqëror sepse ato nuk janë vetëm mbrojtje kundër urisë, pastrehësisë dhe skamjes, por sepse ato pasqyrojnë gatishmërinë e një shoqërie për të punuar me ju ndërsa luftoni për të mbijetuar.
Merrni si shembull dy persona: njëri duke jetuar në Malmo (Malmö), tjetri në Mançester. Kur një suedez humbet punën e tij ose të saj ata kanë të drejtë të marrin deri në 80% të pagës së tyre të mëparshme për 200 ditët e para të mos aktivitetit – deri në 910 krona (78£-funte) në ditë për 100 ditët e para – duke rënë në 70% (deri në maksimumi 760 krona në ditë) për 100 ditët e ardhshme. Danezët të cilët janë anëtarë të fondeve të sigurimit të papunësisë mund të marrin deri në 90%. Më e rëndësishmja, Suedia është “vendi më i mirë në botë për të dalë nga puna” sepse punëdhënësit paguajnë një taksë për këshillat e sigurisë së punës, trajnerët e të cilëve ju kërkojnë dhe përputhin aftësitë dhe ambiciet tuaja me tregun.
Rishi Sunak thotë se nuk ka kuptim në subvencionimin e shumë prej vendeve të punës para-Covid-19 në rrugët kryesore dhe gastronomi sepse ato nuk do të kthehen. Por, si Torit e viteve 1980, ai nuk po ofron rikualifikim për të përgatitur të papunësuarit për punë në të ardhmen. Ta kemi të qartë, papunësia është përgjegjësi e të papunëve, edhe pse është një shtrirje për të parë se si ata janë përgjegjës për një virus i cili bartet në specie në Vuhan (Wuhan).
Sa i përket mbajtjes së 80% ose vërtet 90% të të ardhurave të tyre, Fondacioni i Rezolucionit theksoi se sipas planeve të Sunakut një pronar i rritur i shtëpisë i cili fiton 20,000£ në vit i cili humb punën e tij, ai gjithashtu humb më shumë se 70% të të ardhurave të tij neto. Më e keqja nuk ka ardhur ende. Në fillim të pandemisë, Sunaku rriti kreditë e taksave dhe kreditë universale me 20£ në javë (1,040£ në vit). Siç qëndrojnë gjërat, ai po përgatitet të rrezikojë humbje masive duke tërhequr rritjen në fund të marsit.
Toka fantastike e Suedisë, ku sëmundja nuk vjen kurrë është një përrallë. Duke mos u izoluar në pranverë, Suedia kishte një shpërthim më të zgjatur me shumë më shumë vdekje për kokë sesa fqinjët e saj. Pa dyshim, shkalla e vdekjes së saj nuk ishte aq e keqe sa ajo e Britanisë. Por atëherë asnjë vend evropian nuk kishte një normë vdekjesh aq të keqe sa Britania, sepse asnjë vend tjetër evropian nuk e udhëhoqi idioti i fshatit. As “organizatori” Tegnell nuk e shpëtoi ekonominë suedeze. Shpenzimet ranë në Suedi e cila nuk u izolua për aq sa ranë në Danimarkë, e cila pati izolim. Sa për pretendimin se Suedia do të shmang një valë të dytë, zyrtarët suedezë të shëndetësisë tani po propozojnë izolime lokale të cilat ne i njohim shumë mirë. Suedia mund të mos jetë kursyer nga stuhia, por ajo ka mësime se si ta strehojmë shoqërinë derisa të kalojë stuhia. Sado thellësisht të pretendon se e do Skandinavinë, partia Konservatore është organizata e fundit në Tokë e gatshme të mësojë nga ajo.
Nik Koheni (Nick Cohen) është gazetarë për “Observer-in”
The Guardian, 26.09.2020
Përktheu dhe përshtati: Tasim Ameti
Antiteza.org/27.09.2020