A do t’i kushtojmë vëmendje paralajmërimeve të Tekvellit?

AURELIAN CRAIUTU dhe SHELDON GELLAR
Gjatë analizimit të skenës politike amerikane, ai do të lebetitej nga injoranca, gënjeshtrat dhe mungesa e dialogut i cili parandalon debate serioze.
Ndërsa hyjmë në shtrirjen e fundit para zgjedhjeve të vitit 2020, e ardhmja e demokracisë amerikane duket të jetë në dyshim. Vendi duket i ndarë në kampe politike kontradiktore dhe po lufton të pajtohet me rritjen e pabarazisë ekonomike dhe trashëgiminë e gjatë të diskriminimit. Dhuna dhe trazirat kanë shtuar frikën dhe pasigurinë e lëshuar nga pandemia. Askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve. Megjithatë, historia ofron disa të dhëna se si Amerika duhet të adresojë sfidat e saja shqetësuese. Libri i Aleksis de Tekvelli (Alexis de Tocqueville) “Demokracia në Amerikë” është pa dyshim libri më i mirë edhe rreth demokracisë edhe rreth Amerikës, i cili mund të mos jetë i befasuar nga kriza aktuale. Në fakt, ai mund të ketë këshilla të dobishme për zgjidhjen e saj.
Kur Tekvelli vizitoi Amerikën në vitet 1831-32, ai u habit kur gjeti një demokraci funksionuese të bazuar në një shoqëri civile të gjallë dhe me traditë të fortë të vetëqeverisjes. Amerika, ai shpresonte, mund të shërbente si model për vendet e tjera në botë. Megjithatë, vetëm dy dekada më vonë, argumentet mbi skllavërinë dhe të drejtat e shteteve po e ndanin vendin dhe në kohën kur Xhejms Buçanani (James Buchanan) u bë president në vitin 1857, Amerika qëndroi në prag të Luftës Civile. Tekvelli vdiq në vitin 1859 dhe nuk ishte dëshmitar i Luftës Civile. Çfarë do të thoshte ai për ne nëse do të vizitonte Amerikën sot?
A rereading of Tocqueville’s Democracy in America and his correspondence with his American friends in the 1850s might provide some clues. His letters from that period suggest that many of the dangers he warned about in Democracy in America had come to pass. For example, he had cautioned that the concentration of wealth in a new “industrial aristocracy,” if left unchecked, could threaten the future of democracy. He also warned that the quest for wealth could encourage an excessive commercialism that would fuel boundless desires and unbridled materialism.
Një rilexim i librit “Demokracia në Amerikë” të Tekvellit dhe korrespondenca e tij me miqtë e tij amerikanë në vitet 1850 mund të sigurojë disa të dhëna. Letrat e tij nga ajo periudhë sugjerojnë se shumë nga rreziqet për të cilat ai paralajmëroi në librin “Demokracia në Amerikë” kishin ndodhur. Për shembull, ai kishte paralajmëruar që përqendrimi i pasurisë në një “aristokraci industriale” të re, nëse lihet i pakontrolluar, mund të kërcënojë të ardhmen e demokracisë. Ai gjithashtu paralajmëroi se kërkimi i pasurisë mund të inkurajojë një komercializëm të tepruar i cili do të ushqente dëshira të pakufishme dhe materializëm të shfrenuar.
Sot, parandjenjat e Tekvellit janë bërë realitet. Top një përqindëshi zotëron gati një të tretën e pasurisë totale të kombit dhe i përdor paratë dhe fuqinë e tyre për të ndikuar në politikën ekonomike të qeverisë në favorin e tyre. Rritja eksponenciale e pabarazisë ekonomike po margjinalizon klasat e mesme dhe punëtore të Amerikës. Miliarderët tanë “aristokratë” grumbullojnë pasurinë e tyre të madhe jo në prodhim por përmes kontrollit të tyre të financave, teknologjisë së lartë, pasurive të patundshme dhe kompanive të komunikimit në tregjet globale. Shumë prej tyre kanë parë stoqet e tyre në rritje gjatë pandemisë aktuale. Hendeku midis “Wall Street-it” dhe “Main Street-it” është rritur pavarësisht nga shkatërrimi ekonomik dhe rritja e papunësisë së shkaktuar nga COVID-19.
Tekvelli admironte përqafimin e Amerikës për “vetë-interesin e kuptuar siç duhet” dhe vetëqeverisjen bazuar në kombinimin e lirisë së individit me solidaritetin qytetar dhe shërbimin ndaj komunitetit. Ai besoi se ato ndihmuan në frenimin e formave ekstreme të individualizmit dhe lejuan amerikanët të formonin shoqata dhe institucione efektive në nivelin lokal. Amerikanët bashkuan burimet dhe aftësitë e tyre për të siguruar shkolla, rrugë, siguri dhe shërbime të tjera publike. Sot, interesi personal “i kuptuar siç duhet” është në rënie, arti i shoqatave duke u refuzuar dhe polarizimi dhe zbërthimi i komuniteteve në rritje.
Tekvelli shpresonte që feja të frenonte kërkimin e tepërt për pasuri dhe rehati dhe t’u kujtojë individëve detyrimet e tyre ndaj të tjerëve. Angazhimi i Amerikës për lirinë fetare dhe ndarjen e kishës dhe shtetit shmangu përplasjet publike për çështje fetare dhe u dha mundësi pakicave fetare të ndiqnin rrugët e tyre. Sot, megjithatë, feja e organizuar është bërë shumë e polarizuar dhe politizuar, siç pasqyrohet në ndarjet e mprehta midis forcave ortodokse dhe heterdokse brenda konfesioneve të ndryshme. Këto forca, të cilat tentojnë përkatësisht të harmonizohen politikisht me konservatorët dhe liberalët, e shtyjnë qeverinë federale të miratojë ligje të cilat pasqyrojnë pikëpamjet e tyre mbi çështje përçarëse të tilla si aborti, të drejtat e homoseksualëve, drejtësia sociale dhe roli i qeverisë. Mostoleranca fetare, Islamofobia dhe antisemitizmi janë gjithashtu në rritje, duke e bërë fenë një çështje shumë polarizuese në politikën amerikane.
Në vitet 1830, Tekvelli pa racën dhe skllavërinë se kishin efekte korruptuese në demokracinë amerikane. Nga fundi i viteve 1850, ai arriti të besonte se korrupsioni i institucioneve demokratike dhe zakoneve të shkaktuara nga këta faktorë ishte një kërcënim i madh për të ardhmen e republikës. Megjithëse skllavëria është zhdukur sot, racizmi mbetet një forcë e fuqishme dhe përçarëse në politikën amerikane dhe një shkak kryesor i polarizimit. Vrasja e Xhorxh Flojdit (George Floyd) u pa nga miliona amerikanë. Derisa u shkaktoi dhimbje të veçantë afrikano-amerikanëve, ajo motivoi gjithashtu demonstrata protestuese shumëracore në shkallë të gjerë në të gjithë vendin, duke bërë thirrje për trajtim më të drejtë për pakicat.
Megjithëse ngritja e racizmit dhe ndjenjat kundër të huajve nuk do ta kishin befasuar Tekvellin, ai do të shqetësohej nga trende të ngjashme me ato të cilat minuan demokracinë në Amerikë në vitet 1850. Pastaj, Amerika ishte dëshmitare e një gare të pamëshirshme për pushtet dhe sulmeve ndaj kundërshtarëve politikë dhe mbështetësve të tyre, të vendosur në retorikë hiperbolike dhe jo civile. Këta faktorë nxitën një frymë mostolerante dhe të paligjshme e cila manifestoi në dhunë në disa pjesë të vendit.
Duke u kthyer në Amerikë sot, Tekvelli do të tronditej nga injoranca, gënjeshtrat dhe mungesa e dialogut i cili parandalon debate serioze politike. Mediat sociale kanë nxitur hiperpartiakitetin dhe papajtueshmërinë ideologjike. Kushdo i cili shikon lajme kabllovike ose ndjek tuietet e moderuara të presidentit Tramp, vëren ngritjen e një diskursi politik të zhvlerësuar i cili shkon drejt ekstremizmit dhe përcjell pak informacion. Vija midis fakteve reale dhe fakteve alternative është bërë e paqartë. Rënia e gazetave lokale dhe rritja e fuqisë së përqendruar të medias, të cilat kanë të bëjnë me vlerësimet dhe fitimet nga raportimi i saktë, janë një realitet fatkeq. Tekvelli gjithashtu do të shprehte keqardhje për abuzimin e pushtetit ekzekutiv për të përmbysur sundimin e ligjit dhe për të eliminuar çeqet dhe bilancet. Të dyja janë parime të shenjta në thelb të Kushtetutës së SHBA-së të dizajnuara për të mbrojtur të drejtat dhe liritë individuale dhe për të parandaluar përqendrimin e tepruar të pushtetit në çdo degë të vetme të qeverisë.
Për më tepër, Tekvelli gjithashtu do të shqetësohej nga ndarjet e thella në vend sot. Shtetet e kuqe, të etura për një të kaluar të shkuar, duket se kanë pak gjëra të përbashkëta me shtetet e kaltra, duke riformuar shpejt veten e tyre në realitetet e perceptuara të shekullit njëzet e një.
As skena ndërkombëtare nuk ofron arsye për optimizëm. Ashtu si në vitet 1850, imazhi i Amerikës si një model i barazisë dhe lirisë për vendet e tjera të cilat aspirojnë demokracinë është prishur kohët e fundit. Kjo duhet të shqetësojë të gjithë miqtë e lirisë në Amerikë dhe në të gjithë botën. Demokracia është nën sulm nga regjimet gjithnjë e më despotike në Rusi, Kinë, Indi, Turqi, Brazil, Venezuelë dhe Iran. Armiqtë e demokracisë ngushëllohen në problemet e Amerikës dhe inkurajimin e papërgjegjshëm të Trampit për ekstremistët radikalë në vend dhe diktaturat jashtë vendit.
Amerika po përballet me një zgjedhje të madhe sot: nëse do të vazhdojë të jetë një fener i lirisë dhe demokracisë apo të rreshtohet me despotët në të gjithë botën. Ndërsa vendi në vitet e fundit u ka dhënë pak kënaqësi miqve të lirisë, mendja e shëndoshë ende mund të mbizotërojë. Amerika ka demonstruar qëndrueshmërinë e saj në kapërcimin e rënies politike dhe ekonomike në të kaluarën. A mund ajo ta bëjë po të njëjtën sërish?
Nuk do të ishte hera e parë. Në vitin 1852, Tekvelli besoi se demokracia amerikane nuk kishte “asgjë më shumë se të frikësohej nga vetvetja, nga abuzimi i demokracisë, fryma e aventurës dhe pushtimit, nga sensi dhe krenaria e ekzagjeruar në forcën e saj dhe nga vrulli i rinisë”. Ai rekomandoi që Amerika të përpiqej të kapërcente ndarjet e saja përmes moderimit dhe kthimit në parimet e saja themeluese. Këshillat e tij nuk u ndoqën atëherë. Dhe çmimi i paguar ishte i lartë. Nëse amerikanët e sotëm janë mjaft të mençur për të dëgjuar sugjerimet e Tekvellit, vendi i tyre mund të bëhet edhe një herë një model i demokracisë për të gjithë botën.
Aurelian Craiutu është profesor i shkencave politike në Universitetin e Indiana-s, Blumington (Bloomington). Shelldon Gellari (Sheldon Gellar) jeton në Tel Aviv dhe është një ish-bashkëpunëtor i Punëtorisë Ostrom në Universitetin e Indian-s. Të dy janë bashkërendues të Bisedave me Tokuellin: Revolucioni Demokratik Global në Shekullin Njëzet e Një (2009).
The Bulwark 25.09.2020

Përktheu dhe përshtati: Tasim Ameti

Antiteza.org/29.09.2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *