Xheferson Koui
Në një sezon politik të gjuhës së koduar për përfitimin e grupeve të caktuara, ne duhet të jemi të vëmendshëm se si biseda rreth lirisë amerikane ka qenë prej kohësh e lidhur me të drejtën e supozuar të të bardhëve për të dominuar të gjithë të tjerët.
“Ndarje tani, ndarja nesër, ndarja përgjithmonë!”. Dënimi më i famshëm i guvernatorit të Alabamës,Xhorxh Uallasit (GeorgeWallace), pëlciti në ajrin e ftohtë në ditën më të ftohtë që dikush në shtet mund ta mbante mend. Fjala e tij inauguruese e vitit 1963 – e shkruar nga një Klansman, jo më pak – shërbeu si thirrje lufte për përgjigjen masive, të dhunshme ndaj lëvizjeve të të drejtave civile jo të dhunshme të viteve 1960. Marka e populizmit të djathtë të Uallasit do të rikonfiguronte politikën e partisë së SHBA-së, duke e bërë atë, siç e shprehu biografi i tij “babanë themelues të padukshëm” të konservatorizmit modern. Siç kanë theksuar kaq shumë ekspertë, kur Donald Trampi flet për “dominimin” sot, ai flet me gjuhën dhe politikën e Uallasit. Megjithatë, fjalimi i famshëm i Uallasit ishte më pak për ndarjen se sa për lirinë –lirinë e bardhë.Përpos shprehjes famëkeqe politike e cila rezultoi pozitive, inauguruesi përmend “ndarjen” vetëm një herë. Në të kundërt, ai thërret “lirinë” njëzet e katër herë – më shumë sesa Martin Luther Kingu i Ri (Martin Luther King, Jr) përdori fjalën “Kam një ëndërr” gjatë fjalimit të tij verën vijuese në mars të vitit 1963 në Uashington. Liria është angazhimi ideologjik i përcaktuar keq, por reflektues i këtij kombi. Megjithatë, duke u mbështjellë nëpër zemër të asaj ideje komplekse politikeështë një rrymë e errët dhe e brendshme e lirisë, si aftësia e shfrenuar për të dominuar. Protestuesit e sotëm të “Black Lives Matter” ndoshta duhet të shkojnë përtej shembjes së monumenteve të Konfederatës dhe dhënies fund të brutalitetit policor vrasës dhe të qëndrojnë përpara sfidës së zgjidhjes së një prej angazhimeve ideologjike qendrore të këtij kombi.
Shtypja dhe liria nuk janë të kundërta. Ato ndërtohen reciprokisht, të ndërvarura dhe janë të vështira për tu ndarë. Siç shprehet historiani afrikano-amerikan NejthënËrvinHugings (NathanIrvinHuggins), “Skllavëria dhe liria, e bardha dhe e zeza, janë bashkuar në mes”. Ne mbetemi të ngarkuar nga pyetja e shtruar nga poeti dhe eseisti anglez i shekullit të tetëmbëdhjetë SamuelXhonsoni (SamuelJohnson): “Pse dëgjojmë kuisjet më të larta për liri nga drejtuesit e zezakëve?”
Në mitologjinë amerikane, ekziston një e kaluar e zymtë kur qytetarët e bardhë liheshin vetëm të bënin ashtu siç dëshironin me tokën dhe punën e tyre (edhe nëse ishte tokë e vjedhur dhe punë e skllavëruar). Në legjendë, ato ditë lirie dhe barazie ishin dhe ende janë, vazhdimisht nën sulm. Në shumicën e rasteve entiteti i cili kërcënon të vjedhë ose minojë lirinë në melodramën amerikane është qeveria federale. Në qeverinë federale të ndërlikuar – ndoshta “të rastit” mund të jetë termi më i mirë – historia e mbrojtjes së popullatave të pakicave nga sundimi i njerëzve të bardhë paraqet një kërcënim të vazhdueshëm për lirinë e njerëzve të bardhë. Kjo është arsyeja pse, siç shprehet historiani jugor J. MillsThortoni (J. MillsThornton), historia e jugut – unë do të thosha historia e SHBA-së,shfaq një “frikë të humbjes së menjëhershme të lirisë”së fiksuar. Kuptimi i grimcaveshqetësuese dhe të frikshme të prodhuara nga kërcënimet ndaj kompleksit të dominimit si liri, na ndihmon të kuptojmë atë që RiçardHofsaderi (RichardHofstadter) e quajti “ekzagjerim të nxehtë, dyshim dhe fantazi konspirative” të “stilit paranojak” në politikën e SHBA-së. Qeveria nuk u është vënë pas vetëm armëve tuaja, por ajo po vjen për lirinë tuaj – lirinë për të dominuar të tjerët.
Shoqëritë e lashta republikane për të cilat revolucionarët amerikanë kërkuan ide dhe frymëzim gjithashtu kishin një problem me bashkimin e lirisë dhe skllavërisë. Siç shpjegon klasicistiMoisiFinli (MosesFinley) rreth zhvillimit ideologjik të republikave të vjetra, “Një element i lirisë ishte liria për të skllavëruar të tjerët”. Kjo kishte degëzime ligjore dhe politike të cilat përshkuan historinë perëndimore. Shtetet e Bashkuara, nga kohërat koloniale në Luftën Civile, trashëguan dhe ri-forcuan vlerat e lashta republikane, por e bënë këtë në një mjedis skllavërie dhe kolonializmi, i cili bëri që liria e të bardhëve të merrte formën e saj më virulente. Siç shpjegon Edmund S. Morgani në “AmericanSlavery, AmericanFreedom” (1975), njerëzit e bardhë mund të lartësonin të gjithë paketën republikane të barazisë, lirisë dhe demokracisë në mënyrë më efektive në një shoqëri skllavërie sesa mund të bënin në një shoqëri të lirë. Siç shprehet ai, çfarë u zhvillua ishte “një kongruitet i përafërt i krishterimit, bardhësisë dhe lirisë dhe i paganitetit, jo-bardhësisë dhe skllavërisë”.
Për fat të mirë, jo të gjitha dimensionet politike të lirisë mbështeten në dominim racor dhe skllavëri – dhe aty ekziston shpresa. Sociologu historik Orllando Patersoni (Orlando Patterson) e sheh strukturën e lirisë perëndimore e cila ka tre nota të cilat përbëjnë një akord të vetëm kulturor. Shënimi i parë është më i dukshmi: liria si mungesa e kufizimit të tolerancës së dikujt për të vepruar. Kjo i lejon qytetarët të bëjnë si të duan. Ne mund ta konsiderojmë këtë shënim të lartë të “rrugës së hapur”Uajtmaneske (Whitmanesque)–atë më të dashur për amerikanët dhe versioni më romantik.
Shënimi i dytë është “liria qytetare”–aftësia për të marrë pjesë në qeverisjen e komunitetit të dikujt, për të krijuar një hapësirë në të cilën njerëzit kanë mjetet për të ndjekur liritë e tyre “të shënimit të parë”. Ne e quajmë këtë demokraci. Ne jemi civilisht të lirë deri në shkallën që ndajmë në vendimet e qeverisjes.
Problemi, megjithatë, është shënimi i tretë dhe më kërcënues i Patersonit. Njëkohësisht, më pak i kuptuara dhe më problematike është ajo të cilën Patersoni e quan “liri sovrane”. Ky term i ngathët përfshin lirinë dhe kapacitetin për të zotëruar pushtet mbi të tjerët. Me këtë shënim të errët në akord, liria merr diçka më kërcënuese, më libidinale sesa jemi mësuar të mendojmë: liria si ushtrim i pushtetit, kontrollit, madje edhe dhunës. Një person i lirë, në këtë kuptim përfundimtar, “ka fuqinë të kufizojë lirinë e të tjerëve ose të fuqizojë të tjerët me aftësinë për të bërë si të duan me të tjerët poshtë tyre”.
Marka e racës anti-statist e lirisë së Uallasit pasqyron kuptimin përfundimtar. Në fjalimin e tij përurues, ai thirri “Anglo-Sakson e lashtë të Jugut” për t’i“rënë tamburit për liri” siç kishin bërë valët e brezave gjatë historisë. “Le të ngrihemi në thirrjen e gjakut liridashës i cili është brenda nesh”, kërkoi ai, “dhe t’i dërgojmë përgjigjen tonë tiranisë e cila rrotulloi zinxhirët e saj në Jug”. Sigurisht, ai jo vetëm që po mblidhte Jugun: ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve në të gjithë kombin që të regjistroheshin në luftën kundër gjykatave federale, trupave federale, planifikimit ekonomik federal dhe kontrollit politik federal, duke kërcënuar më pas kontrollin e bardhë mbi jo të bardhët. Mesazhi i tij mori flakë në të gjithë veriun në fushatat e tij më vitin 1968 dhe 1972 për president.
Mbrojtja e lirisë së bardhë në historinë e SHBA-së mund më saktë të mendohet si anti-statizëm racional, në të cilin qeveria federale kuptohet si uzurpatoree të drejtave individuale dhe të shtetit. Sado e torturuar të jetë marrëdhënia afrikano-amerikanë me autoritetin federal, qeveria federale mbetet një nga mjetet më të rëndësishme qytetare për mbrojtjen e pakicave nga liria e pakufizuar e shumicave lokale, shpesh të motivuara në racizëm. Përkujtoneqë për të futur gjallë disa të rinj afrikano-amerikanë në Shkollën e Mesme Qendrore “LittleRock”u deshën jo vetëm lëvizja për të drejtat civile, por edhe Gjykata e Lartë dhe vendosja e Divizionit të 101-të Ajror.
Anti-statizmi ka rrënjë të thella. Lufta kundër autoritetit kolonial (“tiranisë”) dhe një besim në epërsinë e njerëzve, të përcaktuara ngushtë ishin thelbësore si për gjendjen shpirtërore të Revolucionit Amerikan ashtu edhe për republikën e hershme. Kushtetuta, në sytë e shumë njerëzve në atë kohë se kishte shkuar shumë larg në centralizimin e pushtetit, u krijua në mes të paranojave të përhapura në lidhje me konspiracionin, korrupsionin dhe “skllavërimin” politik, së pari nga fuqia koloniale e Anglisë dhe më vonë nga Federalistët. Sipas modelit, Kushtetuta kufizon autoritetin federal në leva shumë specifike të veprimit. Përçarësit e menduan veten si Xhefesonë (Jeffersonians)– jo sepse Virgjiniani i madh ishte një skllavopronar, por sepse ai besonte në një qeveri të kufizuar. Siç shprehet historiani XhejsonMorganUardi (JasonMorganWard), ndjenja e shpronësimit atyre të cilëve i takon në lindje të lirisë së bardhë vazhdoi gjatë shekullit XX. “Pavarësisht nëse krahasojmë Marrëveshjen e Re me skllavërinë, zyrtarët federalë me kandidatët politik të cilët kërkonin zgjedhje aty ku nuk kishin lidhje lokale, ose reformatorët racorë me nazistët”, argumenton ai, “përçarësit e pasluftës bashkuan frikën e tyre në një anti-statizëm të mbushur racor i cili bëri jehonë në betejat e ardhshme mbi fatin e shtetit të mirëqenies”.
Problemi kushtetues është thelbësor sepse ajo të cilën studiuesit ligjorë e quajnë “fuqia policore” – aftësia për të rregulluar dhe zbatuar sjelljen në emër të mirëqenies së njerëzve – qëndron zyrtarisht te shtetet. Qeveria federale është krijuar në mënyrë specifike të jetë një gjë e përmbajtjes politike, ndërsa qeverive të shteteve u jepet një fushë më të gjerë veprimi. Shumica e pyetjeve politike u lihen shteteve, sipas Amendamentit të dhjetë, në atë që XhejmsMadisoni (JamesMadison) e quajti “republika e përbërë”. Disa nga episodet më dramatike në historinë politike kanë ndodhur kur qeveria federale kërcënoi lirinë e autoritetit lokal.
Elitat konfederale u mobilizuan për të mbrojtur institucionin e skllavërisë mbi të cilin mbështetej besimi i tyre në liri, por shumë ushtarë të rangut të luftës, luftuan për tu mbrojtur nga tirania e shtetit, liria individuale të cilën ata besonin se ishte fituar në Revolucionin Amerikan. Kur Rindërtimi kërcënoi lirinë e bardhë lokale me autoritetin federal mbi marrëdhëniet racore, Jugu – me shumë aleatë të veriut – mbrojti sovranitetin e tij. Për revanshistët jugorë, edhe linçimi u interpretua si një formë e lirisë: në arkeologjinë intelektuale të Eshref HA Rushdisë (Ashraf HA Rushdy)“AmericanLynching” (2012), ai tregon se si fuqia e terrorit racor “lindi pikërisht nga një ideologji e kuptimit të asaj se të drejtat rriten për atë i cili posedon liri demokratike”. Për njerëzit e bardhë, aftësia për dhunë dhe vrasje ishte “e drejta e tyre e nga lindja, trashëgimia e tyre, deklarata përfundimtare e lirisë së tyre”. Ky është i njëjti terren në të cilin njerëzit luftuan ndërhyrjet federale të Marrëveshjes së Re dhe mbi të cilën qëndroi Uallasikur bllokoi marshallët federalë në “derën e shkollës” për të kundërshtuar integrimin e Universitetit të Alabamës.
Një vit e gjysmë pas inaugurimit të Uallasit, u miratua Akti i të Drejtave Civile në vitin 1964. Si rezultat, akuzat e tij rreth inkursioneve federale në lirinë e Alabamës u bënë edhe më histrionike. Duke e quajtur legjislacionin federal për të trajtuar afrikano-amerikanët në mënyrë të barabartë një “akt tiranie”, Uallasie përshkroi atë si “thikën e vrasësit të mbërthyer në pjesën e prapme të lirisë”. “Kulti i forcës federale” po përpiqej të shtynte Jugun e bardhë “përsëri në skllavëri”. Shteti liberal, argumentoi ai, posedonte “më shumë pushtet sesa pretendohej nga Mbreti Xhorxhi i III-të, më shumë pushtet se Hitleri, Musolini ose Hrushçovi”.
Xheferson Koui (JeffersonCowie) është Kryetari i Xhejms G. Stahlmanit (James G. Stahlman) në Departamentin e Historisë në Universitetin Vanderbilt. Libri i tij më i fundit është “Përjashtimi i Madh: Marrëveshja e Re dhe Kufijtë e Politikës Amerikane (The Great Exception: The New Deal and the Limits of American Politics).
Burimi: Bostonreview, 23.09.2020
Përktheu dhe përshtati: Tasim Ameti
Antiteza.org/30.09.2020