Avokatët e të drejtave të njeriut hedhin në gjyq administratën e Trampit për “heshtjen” e tyre

Julian Borger

Avokatët e shquar të të drejtave të njeriut në SHBA po padisin administratën Trampit mbi një urdhër ekzekutiv që ata thonë se ua ka mbyllur gojën atyre dhe ka ndaluar punën e tyre për të ndjekur drejtësinë në emër të viktimave të krimeve të luftës në të gjithë botën.

Si rezultat i urdhrit në qershor i cili kërcënon “pasoja serioze” për këdo i cili i jep mbështetje punës së gjykatës ndërkombëtare penale (GjNP), (international criminal court – ICC) në Hagë, avokatët thonë se u është dashur të anulojnë fjalimet dhe prezantimet, të përfundojnë kërkimet, të braktisin shkrimet e artikuj të ndërlidhurame GjNP-në dhe shpërndarjene këshillave dhe ndihmën për viktimat e mizorive.

Efekti, sipas paditësve, ka qenë një shkelje e paparë e të drejtës së tyre kushtetuese për fjalën e lirë dhe një ftohje e cila ka pushtuar botën e së drejtës ndërkombëtare humanitare.

“Ky është vetëm një zhgënjim, një goditje në stomak, duke heshtur aktivitetet të cilat me të vërtetë kanë qenë vepra e jetës time”, tha Diana Marie Aman (Diane Marie Amann), profesoreshë e së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Gjeorgjisë dhe njëra nga paditësit.

Ajo argumentoi se urdhri i Donald Trampit ishte një tradhti ndaj një tradite amerikane të udhëheqjes globale mbi të drejtat e njeriut, duke përfshirë krijimin e Tribunalit të Nurembergut dhe rolin udhëheqës në krijimin e GjNP-së.

“Është kaq e trishtueshme të mendosh se vendi në të cilin kam lindur, në qytetine quajtur Libertivill (Libertyville), Illinois, është duke më ndaluar ta bëjë punën time”, tha Amania.

Urdhri ekzekutiv u pasua në shtator nga vendosja e sanksioneve – fillimisht të bëra për t’u përdorur për trafikantët e drogës dhe terroristët– kundër kryeprokurorit të GjNP-së, Fatu Bensuda (Fatou Bensouda) dhe një zyrtari tjetër të lartë të GjNP-së.

Amania ka shërbyer si këshilltare specialee papaguar e Bensudës për fëmijët në konflikt që nga viti 2012.

“Unë punoj në emër të fëmijëve të prekur nga konflikti i armatosur, të cilët vriten, torturohen, abuzohen seksualisht, detyrohen të bëhen fëmijë ushtarë dhe trafikohen”, tha Amania, duke shtuar se asaj iu desh të shkurtonte punën e saj si rezultat i       ndjekjes së Bensudës nga SHBA-të, ose përballej me rrezikun e sanksioneve personale, duke përfshirë edhe konfiskimin e pasurive të familjes së saj.

“Që nga emërimi i Prokurorit Bensuda, unë nuk i kam dhënë asaj ndonjë këshillë”, tha Amania. “Unë jam tërhequr nga prezantimet publike për të cilat sapo isha zotuar, nga frika se diskutimi publik i punës së GjNP-së mund të interpretohet për të shkelur regjimin e sanksioneve.Jam përmbajtur nga angazhimi i asistentëve të studentëve për të më ndihmuar në punën në fushën e lëndës, nga frika e ekspozimit të tyre në ndonjë mënyrë”.

Padia u paraqit të mërkurën në mëngjes në një gjykatë federale në Nju Jork nga Amania, tre profesorë të tjerë të drejtësisë me bazë në SHBA, të gjithë duke vepruar në kapacitetet e tyre private, dhe Iniciativa për Drejtësi e Shoqërisë së Hapur (ang. Open Society Justice Initiative – OSJI, IDShH). Ajo drejtohet kundër Trampit, sekretarit të shtetit Majk Pompeos (Mike Pompeo), sekretarit të thesarit Stivën Munçinit (Steven Mnuchin), prokurorit të përgjithshëm Uilliam Barrit (William Barr), drejtorit të zyrës së kontrollit të pasurive të huaja Andrea Gacki (Andrea Gacki) dhe departamenteve të tyre përkatëse.

Ai bën thirrje që zbatimi i urdhrit ekzekutiv të ndalet ndërsa gjykata konsideron kushtetutshmërinë e tij.

Administrata ka paraqitur sanksionet kundër GjNP-së si një përgjigje ndaj vendimit të gjykatës për të hetuar krime të dyshuara lufte nga të gjitha palët në Afganistan, duke përfshirë forcat amerikane. Pompeu sulmoi gjithashtu GjNP-në për hetimin e Izraelit për veprimet e tij në territoret palestineze.

“Ky është një autoritet i sanksioneve të zgjedhura drejtuar personave të vendosur të kenë marrë një aktivitet specifik i cili kërcënon politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara ose të cilët kanë mbështetur materialisht persona të tillë”, tha një zëdhënës i departamentit të shtetit.

Sanksionet, shtoi zëdhënësi, “zbatohen për individë të cilët janë angazhuar drejtpërdrejt në përpjekjet e GjNP-së për të hetuar personelin amerikan pa miratimin e Shteteve të Bashkuara, ose kanë mbështetur materialisht individët të cilët janë caktuar për veprime të tilla”.

Procesi gjyqësor argumenton që urdhri ekzekutiv është formuluar në mënyrë kaq të paqartë sa kërcënon një gamë shumë më të gjerë bashkëpunimi me GjNP-në nga avokatët, grupet e të drejtave të njeriut dhe të tjerët. OSJI-a argumentoi se kjo mund të ndikojë në një këshilltar të rastësishëm apo edhe në linjën ajrore e cila transporton zyrtarë të sanksionuar të GjNP-së, ose hotelet ku ata qëndrojnë.

“Ne kalojmë shumë kohë në shumë vende të botës duke u takuar me viktimat për t’i ndihmuar ata të kuptojnë se si funksionon gjykata… se si ata mund t’i sigurojnë prova gjykatës”, tha Xhejms Golldstoni (James Goldston), drejtori ekzekutiv i OSJI-së.

“Dhe e gjithë kjo në thelb është në pritje sepse mund të ndalohet me anë të këtij urdhëri. Kjo është frika dhe është një urdhër kaq i gjerë, saqë është e vështirë ta dallosh”.

Katër profesorët e drejtësisë të cilëtjanë duke e paditur administratën të gjithë kanë nga dy shtetësi, gjë që ata thonë se i bën ata më të prekshëm nga urdhri ekzekutiv, por thonë se mund të përdoret kundër çdo amerikani.

Endru Loevenshtajni (Andrew Loewenstein), një nga avokatët të cilët përfaqësojnë paditësit, e përshkroi urdhrin ekzekutiv të Trampit si “krejtësisht të jashtëzakonshëm”.

“Historikisht, kompetencat e dhëna presidentit për të lëshuar sanksione ekonomike të këtij lloji janë përdorur në lidhje me grupet terroriste ose trafikantëve të drogës ose në lidhje me shkeljet serioze të të drejtave të njeriut”, tha Loevenshtajni, avokati i firmës“Foley Hoag”.

“Asnjëherë nuk është përdorur në një rrethanë si kjo, ku objektivi përfundimtar i sanksioneve janë prokurori dhe zyrtarë të tjerë të lartë të gjykatës penale ndërkombëtare, të cilët janë të angazhuar në përpjekje të gjera për të ndjekur penalisht dhe hetuar krimet ndërkombëtare, përfshirë krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe gjenocidet”.

Paditësit thonë se urdhri do të ketë pasoja në të gjithë botën, duke penguar avokatët dhe aktivistët jo-amerikanë të të drejtave të njeriut të cilët kanë frikë se mos u ndalohet hyrja ose konfiskohen pronatnë SHBA.

Golldstoni tha: “Mendoj se është një kërcënim për nocionin se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë për të drejtat e njeriut dhe aftësinë për t’i thënë çfarëdo çdokujt për të drejtat e njeriut në botë”.

The Guardian, 01.10.2020

Përktheu dhe përshtati: Tasim Ameti

Antiteza.org/03.10.2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *