Të shfrytëzojmë këtë rast të rrallë për të hequr provimet e shkollave dhe tabelat e vlerësimeve

Simon Xhekins
Shpresa vdes e fundit. Qeveria u detyrua këtë javë të anulojë provimet shkollore për vitine dytë me radhë. Një në gjashtë shkolla të mesme shtetërore nuk janë plotësisht të hapura dhe mijëra nxënës po përjashtohen nën masat e karantinës – madje edhe ata të cilët janë mirë. Pra, qeveria duhet të lehtësojë barrën e provimeve dhe tuamundësojnë shkollave të jenë në hap. Siç thotë edukatori zotëri Kris Husbandsi (ChrisHusbands) i Shefilldit (Sheffield), “Lërini shkollat të japin mësim dhe fëmijët të mësojnë… të mësuarit është më e rëndësishme sesa vlerësimi”.
Kjo thirrje është nuk u morr në dorë nga sekretari i arsimit GavinUilliamsoni (GavinWilliamson). Për Uajthollin (Whitehall), të mësuarit është vlerësimi dhe arsimi ka të bëjë me provime, testime, mbledhje të të dhënave dhe tabelave të vlerësimit. Si do të dinin ndryshe mësuesit se çfarë të japin mësim? Kur ishte e qartë se këtë pranverë provimet do të binin viktimë e virusitkorona, një qeveri e goditur nga paniku zgjati dorën drejt të dhënave matëse – të dhëna e kaluara, testimet provë, hamendjet, parashikimet– për të ushqyer algoritmet e tyre të pangopura.
Çrregullimet e parashikueshme rezultuan në një tjetër tërheqje të Boris Xhonsonit (Boris Johnson). Tani shfuqizuesit e provimeve janë inkurajuar. Kevin Kurtni (Kevin Courtney) i Unionit Kombëtar të Arsimit po kërkon që shkollat fillore të çlirohen njëherë e përgjithmonë nga provimet “krejtësisht të pakuptimta” si foragjere për tabelat e vlerësimit. E njëjta gjë vlen për GCSE-në (ang. The GeneralCertificateofSecondaryEducation), duke i kushtuar secilës shkollë mijëra funte në vit.
Sa i përket shkollave të mesme, ata kanë mallkuar prej kohësh arsimin e mesëm në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut me specializim të tepërt në ofertat e universiteteve. Këtë vit universitetet duhet të gjenin mjete të tjera për të gjykuar aplikuesit sesa aftësina për të kujtuar fakte dhe për të shkruar me dorë. Ata iu kthyen vlerësimittë mësuesve, të cilin një sondazh nga “King’sCollege” në Londër në vitin 2019 tregoi se ishte një alternativë e përsosur. Duket se ka të ngjarë të përdoret përsëri vitin e ardhshëm – atëherë pse të mos përdoret përherë? Do të nënkuptojë mësuesit dhe universitetet së bashku duke gjykuar perspektivat e një studenti pa iu referuar objektivitetit të rremë të rezultateve të provimeve dhe gjithçkaje që ato përfshijnë.
Si një ish-nxënës i Institutit të Edukimit të Londrës, ende lexoj shumë rreth fiksimit të sistemit arsimor për vlerësimin. Librat në të dy anët e Atlantikut mbajnë tituj të tillë si Tirania e Matjeve “TyrannyofMetrics” (XheremiMuller – JerryMuller), Edukimi me Numra “Education by Numbers” (UaruikMansell – WarwickMansell) dhe Testi “The Test” (AnjaKamenec – AnyaKamenetz). Testimi nuk ka prodhuar më shumë shkolla barazie. Nëse ndonjë gjë, ai ka bërë të kundërtën. Testet demoralizojnë nxënësit dhe çvlerësojnë dhe ua ulin vetëbesimin mësuesve.
Shumicajanë të një zëri për më pak testime. Dy vjet më parë ish-kreu i shërbimit civil GasO’Donëll (GusO’Donnell)sulmoi“varësinë nga provimet … të cilat nxisin stres, ankth dhe dështim” të qeverisë. Kryeinspektorja e Ofsted-it, Amanda Shpilman (AmandaSpielman) ka sulmuar shkollat të cilat“mashtrojnë sistemin” për të fituar vendenë liga më të larta, duke zgjedhur provime të cilat janë më të lehta për t’u kaluar, duke ngushtuar programin mësimor dhe “duke vendosur interesat e tyre para nxënësve”. Çfarë është ajo duke pritur? Ata po bëjnë atë që Ofsted-i është duke e dashur.
Testimi ka zgjeruar qartë hendekun e arritjeve në moshën 16 vjeçare, me pothuajse 50,000 nxënës me rezultate më të dobëta tani po “zhduken” gjatë arsimit të mesëm, që të mos ulin vlerësimin e një shkolle. Mësuesit britanikë kalojnë vetëm një të tretën e javës së tyre në “mësimdhënie dhe mësim me nxënës”, me pjesën tjetër të kohës së tyre duke administruar dhe vendosur, duke vlerësuar dhe raportuar teste – përtej çdo krahasimi me homologët evropianë.
Që kur Çarls Dikensi (Charles Dickens) satirizoi “komisionarët” e tij të shkollës në Kohët e Vështira “HardTimes”, testet janë përdorur nga qeveria qendrore për të ndërhyrë në klasa dhe për të zvogëluar besimin dhe përgjegjësinë personale te mësuesit. Si sekretar arsimi, Majkëll Govi (Michael Gove) kërkoi testim gjatë gjithë përvojës shkollore, duke filluar nga mosha katër vjeçare. Ai u përpoq të prezantonte pagën e lidhur me rezultatet e provimit për mësuesit (ai nuk sugjeroi që pagesa e lidhur me rezultatet të futet edhe për ministrat). Presioni mbi mësuesit, prindërit dhe fëmijët u bë i madh. Pranimet urgjente për adoleshentët me gjendje psikiatrike u rritën. Po kështu bëri edhe mbizotërimi i mësimit në përsëritje dhe testeve me zgjedhje të shumëfishtë, në dëmtë sportit, artit dhe çdo përgatitje praktike për jetën.
Unë e di që provimet shihen si shënjues ritual në rrugën e fëmijës gjatë jetës. Disa mësues e konsiderojnë stresin mendor rezultues si një edukim. Por sa është i suksesshëm një fëmijë në shkollë duhet të jetë çështje midis shkollës dhe mësuesve të tyre dhe prindërve, siç është në sektorin privat. Nëse ata duan ndihmë nga ekspertë të jashtëm, kjo është puna e tyre.
Detyra e vlerësimit të dhuntive dhe aftësisë së një nxënësi dhe lidhja e tyre me të ardhmen e tij ose të saj duhet të jetë besimi më i shenjtë i investuar në një shkollë. Ajo është si mjeku pacienti. Mësuesit mund të gabojnë, ashtu si çdo sistem që mund të gabojë. Një mik i ciliu punësua në mësimdhënie 30 vjet më parë më tregon se ai thjesht nuk ndihet aspak si një edukator profesionist, thjesht si një robi provimeve. Mësimi i materialeve të provimeve ka sjellë absurditetin e kushtueshëm të prindërve të cilët shpenzojnë një shumë tronditëse prej 6 miliardë funte në vit për tutorë privatë, një industri në hije e krijuar tërësisht nga tirania e provimeve.
Ka më shumë se 30 vjet që kur ndëshkimi fizik u ndalua në shkollat shtetërore Britanike. Praktika u konsiderua “degraduese dhe poshtëruese”, duke çuar në trauma dhe stres mendor. Por ministrat nuk hoqën dorë nga disiplina, duke zëvendësuar shkopin me provime dhe tabela të vlerësimeve. Tani ekziston një mundësi për t’i shfuqizuar këto njëherë e mirë. Nëse prindërit duan të dinë sa i suksesshëm është fëmija i tyre, ata duhet të pyesin shkollën, jo qeverinë.
Simon Xhekins është gazetar për “Guardian-in”
The Guardian, 02.10.2020

Përktheu dhe përshtati: Tasim Ameti

Antiteza.org/04.10.2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *